Të nderuar,
Dënojmë ashpër publikimin e informatave të pavërtetuara dhe të pasakta dhe i lutemi portaleve që në të ardhmen, përpara se të publikojnë ndonjë lajm të lidhur me zjarrin në Koçan, në të cilin humbën jetën 59 të rinj, të kenë kujdes me përmbajtjen.
Lajmi që është publikuar sonte në disa portale me titullin “Një tjetër shofer i Ndihmës së Shpejtë në Koçan pësoi sulm” është i pavërtetë.
Apelojmë te portalet që të verifikojnë faktet e sakta dhe burimet në të cilat mbështeten përpara se të publikojnë diçka dhe të mos shpërndajnë dezinformata që shqetësojnë publikun.
Publikimi i dezinformatave ndikon në shëndetin psikologjik dhe mendor të familjeve të viktimave dhe të të lënduarve, por edhe të të gjithë qytetarëve që janë të pikëlluar nga ky rast i rëndë dhe tragjik.
Ju lutemi për publikim transparent të informatave, ndërsa informacionet më relevante janë ato që i merrni nga institucionet që aktualisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.