Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit me Fakultetin Filozofik

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq dhe dekani i Fakultetit Filozofik, prof. dr. Oliver Bakreski, sot nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Ky Memorandum Bashkëpunimi përcakton aktivitetet ndërmjet Fakultetit Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, si dhe modelet e bashkëpunimit, me qëllim të transmetimit të njohurive dhe përvojave nga ana e të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Me nënshkrimin e Memorandumit, Ministria dhe Fakulteti Filozofik do të synojnë realizimin e disa objektivave të përbashkëta, si: shkëmbimi i ndërsjellë i informacioneve, njohurive dhe përvojave nga fusha me interes të përbashkët; ofrimi i shërbimeve cilësore profesionale për anëtarët e palëve nënshkruese; përcaktimi dhe kultivimi i praktikave të mira profesionale, si dhe pjesëmarrja, bashkëpunimi dhe realizimi i projekteve të përbashkëta.