Ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Bojan Bozhoviq, i cili po qëndron në një vizitë pune dyditore në shtetin tonë, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në fushën e sundimit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit, duke riafirmuar angazhimin tonë për përmirësimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në disa fusha kyçe.
• Forcimi i sundimit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit në kontekstin e integrimit në BE;
• Përmirësimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe sigurisë juridike;
• Përpjekje të përbashkëta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
• Mbështetje për reformat juridike dhe forcimin e institucioneve, duke përfshirë mundësi për mbështetje institucionale dhe financiare;
• Digjitalizimi i proceseve gjyqësore dhe rritja e transparencës përmes e-shërbimeve.
Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndajnë shumë ngjashmëri në procesin e reformave, veçanërisht në kuadër të integrimit në BE. Këto reforma, të vendosura përmes Agjendës reformuese dhe Planit për Rritje, janë thelbësore për përparimin tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për implementimin e suksesshëm të këtyre reformave, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Takimi i sotëm ishte një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, të cilat do të na ndihmojnë të kalojmë sfidat e rrugës sonë drejt BE-së.