Kryeministri Zaev: Kemi zgjidhje historike me të cilën do të përforcojmë identitetin maqedonas, të themi PO për të ardhmen maqedonase

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev së bashku me anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mbajti konferencën për shtyp lidhur me kontestin që Republika e Greqisë e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Në vazhdimin e kësaj kumtesë plotësisht ju transmetojmë fjalimin Kryeministri Zaev:

 

PO, PËR TË ARDHMEN MAQEDONASE!

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë,

Sot, si kurrë më parë, jam i plotësuar me ndjenjën e sinqertë dhe bazën themelore të së ardhmes sonë. Për të ardhmen e qytetarëve tanë, dhe për gjeneratat e së tashmes dhe të së ardhmes. Këtë të  ardhme sot, si kurrë më herë, mund ta shohim në horizont: Në bashkësinë e shteteve të Bashkimit Evropian dhe si një anëtarë e barabartë ndërmjet aleatëve të NATO-s.

Flas për atë shpresë dhe atë optimizëm brenda nesh që na tregon se për Maqedoninë vijnë kohë më të mira, optimizëm i cili motivon të ecim përpara, të vazhdojmë të punojmë, të vazhdojmë të luftojmë.

Sepse shansi është këtu dhe duhet të shfrytëzohet - guximshëm, me kuroja, vetëm kështu është patriotike.

Guxova sepse nuk e kishim njëjtë, sepse nuk dëshirojmë disfatat, duam fitoret.

Ne u përcaktuam për të ardhmen. Prandaj kemi sukses dhe sot arritëm këtu.

Të nderuar bashkëqytetarë,

KEMI ZGJIDHJE HISTORIKE, SHEKULLORE.

Duke zgjidhur kontestin ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë, ndërtojmë miqësi ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve, miqësi e cila kurrë nuk ka qenë më e madhe se kaq.

Në duart tona kemi çelësin e hapjes së perspektivës evropiane për zhvillimin ekonomik dhe jetë më të mirë për qytetarët. Perspektiva dhe vend për bashkësinë e popujve evropian për mbrojtje më të mirë të dinjitetet, identitetit dhe të ardhmes së qytetarëve të qytetarëve të Maqedonisë.

Po zgjidhim kontestin që po zgjat më shumë se dy dekada, dhe vendin tonë ta nxjerrim nga kthetrat e izolimit. Po zgjidhim kontest 25 vjeçar, i cili vendin e fundoste. Kur të gjithë mendonin se nuk ka dalje, ne u inkurajuam dhe ECIM PËRPARA.

ME ZGJIDHJEN PËRFORCOJMË INDETITETIN MAQEDONAS.

Gjuhën maqedonase, popullin maqedonas, Maqedonas, Maqedonase, të mbrojtur dhe të përforcuar, njëherë e përgjithmonë. Qëndrojmë fuqishëm para krenarive tona- para Kirilit dhe Metodit, Klimentit dhe Naumit, Krste Petkov Misirkovit, para Goce Dellçevit, para Bllazhe Koneski, Koço Racinit.

Nuk ka më “FIROM”. Nuk ka më marrëveshje ndërkombëtare për shmangien e gjuhës maqedonase. Po zgjidhim një çështje shekullore. Jemi zot të vetvetes dhe kjo përfundimisht është pranuar nga fqinjët tanë, nga Republika e Greqisë dhe nga bashkësia ndërkombëtare. Me këtë marrëveshje njëherë e përgjithmonë do të konfirmohet dhe përforcohet identiteti maqedonas etnik dhe kulturor.

Përfitimi ynë nuk ka çmim - identitet i përforcuar dhe garanci për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhme me perspektivë të qytetarëve tanë.

Investimi ynë në kompromisin e definimit preciz të emrit për shtetin tonë. Emër i cili me dinjitet dhe gjeografikisht preciz- Republika Veriore e Maqedonisë ( me përkthim, në të gjitha gjuhët).

Emri është paraparë të jetë për përdorimin e përgjithshëm, kurse do të precizohet me amendamentet në Kushtetutë.

Marrëveshja parasheh konfirmim të gjuhës maqedonase në Kombet e Bashkuara.

Maqedonase, Macedonian, pa fusnota. Kombi është maqedonas/ qytetarë të Republikës Veriore të Maqedonisë.

Ose në anglisht: Macedonian/Citizens od the Republic of North Macedoni.

Marrëveshja do të prezantohet para të gjithë subjekteve politike të vendit, pastaj do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e të dy qeverive, pastaj  pason ratifikimi në Kuvend.

Menjëherë pas ratifikimit, Republika e Greqisë do t’i dërgojë letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me të cilën do ta njoftojë se ndërmjet dy vendeve nuk ka më kontest dhe se nuk ekzistojnë pengesa që Maqedonia të marr ftesën për anëtarësi në NATO.

Gjithashtu, Republika e Greqisë do t’i dërgojë letër kryetarit të Këshillit të Evropës me të cilën do të informojë se nuk ka më pengesa dhe se rekomandojnë të marrim datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

Fuqishëm besojmë se Këshilli i Evropës më 28 qershor do të sjell vendim për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë.

Fuqishëm besojmë, se në Samitin e NATO-s më 12 qershor në Bruksel, Maqedonia do të marr ftesën për anëtarësimin e plotë, si anëtare e 30-të e Aleancës.

Të nderuar qytetarë, kjo është zgjidhja e mirëfilltë.  Në këtë zgjidhje arritëm me përkushtim dhe angazhim patriotik. Krijuam mundësi historike për suksesin e qytetarëve tanë. Të gjithë detajet, para syve të opinionit publik, kurse ZËRI I QYTETARËVE ËSHTË PËRFUNDIMTAR.

Sikurse premtuam, me marrëveshjen garantohet se në vjeshtë do të ketë referendum.

Qytetarët do të vendosin për ardhmërinë!

Në këtë referendum, neve, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, na mbetet të shkruajmë kapitullin e ri të historisë dë vendit tonë. Ilindeni i ri, fton të gjithë: kreun e shtetit, liderët politik të opozitës dhe të pushtetit, të jenë pjesë e së ardhmes.

T’i themi PO,  të ardhmes maqedonase.

Pasi që qytetarët tanë do ta konfirmojnë këtë marrëveshje historike, Republika e Greqisë, në Kuvendin e saj, nga fundi i vitit do të ratifikojë marrëveshje dhe do të ratifikojë protokollin e anëtarësisë sonë në NATO.

Me këtë do të vulosim partneritetin dhe miqësinë tonë. Këto janë opsionet e vetme për fqinjë dashamirë. Partneriteti dhe miqësia që do të jenë GARANCI PËR NATO DHE BE, GARANCI PËR PROGRES.

Të nderuar qytetarë,

Me zgjidhjen e çështjes së ermit, bëhemi anëtare e NATO-s.

Njëherë e përgjithmonë Maqedoninë do ta vendosim në hartën e vendeve të qëndrueshme dhe të zhvilluara. Kthim mbrapa nuk ka.

Do të qëndrojmë krah për krah me partnerët perëndimor.

Maqedoni stabile, anëtare e NATO-s, nënkupton garanci për sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Siguria garanton anëtarësim në NATO dhe është garanci për investime dhe zhvillimin ekonomik.

Anëtarësia e Maqedonisë në BE garanton institucione të fuqishme, shtet të së drejtës, lëvizje më të madhe dhe shanse të barabarta për të rinjtë tanë. Të rinjtë e Maqedonisë do të jenë barabartë me bashkëmoshatarët e tyre nga BE-ja, nuk ka nevojë të nxjerrin pasaporta të shteteve tjera.

Të nderuar bashkëqytetarët e mi,

Kjo çështje nuk është e lehtë, por në Maqedoni ka udhëheqësi e cila bindshëm hapëron përpara.

Mjaft ishin fjalë boshe.  25 vite kaluan me jehonën e kot të fjalëve boshe.

U lindën dhe u humbën gjenerata të shpërfytyruara nga fjalët boshte, të pavendosmërisë dhe kalkulimeve egoiste.

Maqedonia nuk ka më gjenerata për të humbur.

Dëshmuam se jemi të gatshëm të kryesojmë dhe udhëheqim, të jemi përgjegjës prandaj ftojmë në inkurajimin qytetarë.

Ftojmë për unitet për prioritete shtetërore dhe kombëtare- ftoj presidentin e shtetit, opozitën, të gjithë subjektet politike në vend. Të japim përkrahjen maksimale për progresin e vendit tonë dhe të sjellim vendim të fuqishëm.

PO, për të ardhmen e Maqedonisë!

Bashkangjituni, merrni pjesë, ta çojmë Maqedoninë përpara, drejt botës dhe jetës më të mirë për qytetarët. Kjo është përgjegjësia jonë, për këtë ju shërbejmë qytetarëve.

Ju faleminderit!