Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Dr. Bujar Osmani, gjatë vizitës së punës në Prishtinë, realizoi takim me Kryetarin e Republikës së Kosovës – Hashim Thaçi.
Në takim u hapën tema rreth progresit dhe baskëpunimit mes dy vendeve, në veçanti bashkëpunimi ndërkufitar, perspektivat evropiane te Ballkanit Perëndimor në proceset eurointegruese, si dhe pritjet e samiteve të ardhëshme të Bashkimit Evropian.
“Data e negociatave për Republikën e Maqedonisë, paraqet pikë kyçe për integrimet tona evropiane, por edhe një përcaktues kryesor për perspektivat evropiane në tërë Ballkanin Perëndimor” theksoi Osmani, duke shprehur kënaqësi se i gjithë rajoni dukshëm po vazhdon drejt Evropës dhe se ka perspektivë kredibile për progresin e vendeve.
‘’Mbyllëm çeshtjen komplekse ndermjet Maqedonisë dhe Greqisë, i cili paraqet sukses diplomatik ndërshtetëror qe besoj se do ju imponohet si një mënyrë për ti mbyllur çështjet e hapura mes vendeve fqinje në gjithë rajonin’’, theksoi Osmani, duke shtuar se së bashku me implementimin e sukseshem të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, demonstron në vepër pjekurinë dhe seriozitetin e Maqedonisë ne raport me fqinjët e saj.
Gjatë vizitës, Zëvendëskryeministri Osmani do të realizoj takim edhe me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj , ku fokusi i bisedimeve do të jetë bashkëpunimi mes dy qeverive.