Badhyl Dauti, Ministër pa portofol i ngarkuar për Investime të huaja

Badhyl Dauti - Ministër pa portofol i ngarkuar për Investime të huaja

Bardhyl Dauti është ministër pa portofol i angazhuar për tërheqjen e Investimeve të Huaja, në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2005 diplomoi në Fakultetin e Ekonomisë dhe Biznesit, në Universitetin e Evropës Juglindore-Tetovë, drejtimi Financë. Në vitin 2007 magjistroi në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Staffordshire, Mbretëri e Bashkuar, ndërsa studimet e doktoraturës i përfundoi në vitin 2015 në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Ljublanës, Slloveni, duke mbrojtur me sukses të shkëlqyeshëm temën:"Përcaktuesit dhe Efektet Tregtare të Investimeve të Huaja Direkte në Vendet e Evropës Juglindore me fokus të veçantë në Maqedoni".

Është Asistent Profesor (docent), në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tetovës për ligjerim të lëndëve të Ekonomiksit: Makroekonomi dhe Sistemet Ekonomike Bashkëkohore. Është autor i disa punimeve shkencore nga sfera e Investimeve të Huaja, tregtisë, ekonomisë ndërkombëtare dhe Makroekonomisë në revista prestigjioze të indeksuara në SCOPUS, Ëeb of science apo Thomson Reuters. Është autor, gjithashtu edhe i teksteve universitare, dispensa të autorizuara nga fusha e ekonomisë për nevoja studentore dhe autor i tekstit universitar: ‘’Mikroekonomia  me Kalkulim. Trajtim i mesëm, botuar në vitin 2008 dhe ribotuar në vitin 2018 në edicion të dytë.

Ministri Bardhyl Dauti, gjithashtu shërben edhe si visiting profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Ljublanës, në Ljublanë për lëndët të Ekonomiksit Ndërkombëtar dhe vlerësues i punimeve shkencore në disa revista të njohura të Universiteteve te rajonit.

Në karierën e tij të deritashme ka shërbyer edhe në disa angazhime publike si këshilltar në komunën e Tetovës (2012-2016), deputet në kuvendin e Republikës së  Maqedonisë së Veriut(2016-2017) dhe aktualisht si ministër në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.