Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot, me ftesë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, morri pjesë me fjalën e tij në konferencën “Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet në integrime euro- atlantike të Republikës së Maqedonisë” nën organizimin e akademisë dhe Qendrës për hulumtime strategjike që punon në kuadër të ASHAM-it.
Në këtë konferencë, me të cilin kryesonte Vlado Kambovski fjalët e tyre hyrëse kishin Kryetari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, Ministri për Punë të Jashtme Nikola Dimitrov, Kryetari i parë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Stojan Andov, Ambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Xhes Bejli, Ambasadori i Francës Kristian Timonie dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Tomas Norbert Gerberih.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, në fjalën e tij theksoi se Marrëveshja e Prespës është i mirë, dinjitoz marrëveshje që vërteton identitetin dhe garanton ardhmërinë tonë.
“Argumentet tona janë të kristaltë dhe pa mëdyshje konfirmim për gjuhën maqedonase dhe për identitetin maqedonas. Gjuha do të përdoret lirshëm gjithkund, në KB, NATO, BE, në të gjitha institucionet zyrtare, aktivitete dhe ngjarje. Gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik do të jenë zyrtare në komunitetin e rreth 500 milion njerëzve. Mbrojtje më të mirë e gjuhës maqedonase dhe shkrimit cirilik nuk mund të paramendohet nga ky verifikim ndërkombëtar. Njëherë përgjithmonë!” theksoi Kryeministri Zaev para auditorit në ASHAM.
Kryeministri Zaev potencoi se Marrëveshja me Greqinë dhe efektet e saja pozitive, si ftesë nga NATO dhe data për negociata me BE-në na jep shansin të jemi ne për tanët, dhe anëtar i barabartë në Unionin më të fuqishëm ekonomik dhe alencës më të fuqishëm të sigurisë në botë.
“Argumenti ynë është se marrëveshja e Prespës, në reformat e brendshme dhe me perspektivën që hapet me përgjigjen e duhur dhe të vetme në referendum, fitojmë mundësi shtesë dhe të qarta për zhvillim. Që është e rëndësisë së veçantë për ekonominë tonë. E sjellim Evropën këtu dhe krijojmë mundësi.
Zgjodhëm të gapërrojmë të guximshëm dhe me vendosmëri drejt ardhmërisë. Dimë kush jemi dhe çka duam” tha Kryeministri Zaev në fjalën e tij në konferencë “Marrëveshja e Prespës”: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet në integrime euro- atlantike të Republikës së Maqedonisë” nën organizimin e akademisë dhe Qendrës për hulumtime strategjike që punon në kuadër të ASHAM-it.
Zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së, për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në fjalën e tij në ASHAM iu referua kontinuitetit të proceseve euro- atlantike me theks të veçantë aktiviteteve të cilat i ndërmori përbërja e tanishme qeveritare.
“Për ta shmangur vendin nga kërcënimi i izolimit, Qeveria e RM-së hartoi master planin i cili përfshinte Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë me republikën e Bullgarisë, Marrëveshjen për tejkalimin e kontestit të emrit me Republikën e Greqisë, përmbylljen e Marrëveshjes kornizë të Ohrit me miratimin e ligjit për shfrytëzimin e gjuhëve, dhe masat urgjente reformuese të përfshira në Planin 3-6-9. Realizimi i këtyre pikave nga master plani na solli datën për hapjen e negociatave me BE-në dhe ftesën për NATO, si kontribut në realizimin e interesave strategjike, si dhe garancë për kontribut kohezive të shoqërisë sonë, si një model që njohu bashkësinë ndërkombëtare që duhet të mbështetet dhe ruajtur” potencoi Zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Ministri për Punë të Jashtme Nikola Dimitrov potencoi se akronimi FYROM ishte një sinjal i shtetësisë së papërfunduar, dhe se me pranimin e Marrëveshjes së Prespës, qytetarët e Republikës së Maqedonisë do ta përmbushin besëlidhjen e rezultatit të referendumit të vitit 1991 dhe ta rrumbullakojnë shtetësinë me referendumin e 30 shtatorit.
“Kur e gjykojmë këtë marrëveshje duhet ta kemi parasysh edhe kontekstin. Deri sa qëndronim në sallat e pritjes trenat iknin atëherë kur ekzistonte entuziazmi i fuqishëm për zgjerimin e BE-së. Pas një kohe të gjatë BE pa Ballkanin. Dhe kjo vëmendje duhet të kapet një herë e përgjithëmon Maqedonia të shmanget nga përçarjet e pasigurisë të cilët ende rriten në rajonin tonë... Pas një brezi pritjesh, e rëndësisë së veçantë është që ta dimë se dyert janë të hapura, gjithashtu është e rëndësishme që me krenari dhe kokëlartë të kalojmë nëpër te. Dhe në vend që të gjemë arsyetime se sa dorëza e derës është e stolisur, besoj se do të mbizotërojë mençuria tradicionale e qytetarëve” theksoi Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov në konferencën “Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet në integrime euro- atlantike të Republikës së Maqedonisë” nën organizimin e akademisë dhe Qendrës për hulumtime strategjike që punon në kuadër të ASHAM-it.