Në organizim të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Ministrisë për integrim Evropian të Republikës së Serbisë, sot u mbajtë seancë informative për Programin e ri për bashkëpunim ndërkufitar të Bashkimit Evropian.
Në këtë sesion informativ, nga ana e këshilltares shtetërore për integrime Evropiane në Ministrinë për vetëqeverisje lokale, Mjellma Mehmeti-Petersen, u prezantua Programi për bashkëpunim ndërkufitarë, qëllimet e këtij programi, prioritetet tematike dhe qëllimet specifike, mënyra e aplikimit nga komunat ndërkufitare dhe subjekte tjerë të rajonit ndërkufitarë Maqedoni-Serbi procedurat për prokurimet publike, menaxhimi me financat si dhe mënyrat për përcjelljen dhe ndjekjen e realizimit të projekteve.
Në punëtori të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga struktura operative e palës serbe si dhe përfaqësues nga pushtetet lokale, ndërmarrje publike, agjenci regjionale dhe lokale si dhe aplikantë potencial të projekteve të ardhshme.
Përndryshe, Programi financohet përmes Instrumentit të para-aderimit (IPA) të Bashkimit Evropian për periudhën 2014-2020, me shumë totale prej 3.5 milionë euro.