Kryeministri Zaev në vizitë zyrtare në Kroaci: Përkrahje e fuqishme nga kryeministri Plenkoviq dhe qeveria kroate për hapat e shumta inkurajuese të Maqedonisë për anëtarësimin formal të vendit në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në

Kryetari i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në vizitë zyrtare të Republikës së Kroacisë, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar: Kire Naumor, zëvendësministër i ekonomisë, Viktor Dimovski, sekretar shtetëror në MPJ dhe këshilltarë.

Vizitën zyrtare në Zagreb, kryeministri e filloi me takime “tet a tet” me  homologun e tij, kryeministrin Andrej Plenkoviq, ku pasuan takime në nivel të  delegacionit dhe deklaratat nga dy kryeministrat.

Kryeministri Zaev  shprehi mirënjohjen për qytetarët e Republikës së Kroacisë, homologut dhe mikut të tij, Andrej Plekoviq, Qeverisë, për përkrahjen e sinqertë  dhe të vazhdueshme ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë,  për integrimin në BE dhe NATO.

Kryetari i Qeverisë, Zaev  vlerësojë se përkrahje  nga shteti mik i Kroacisë është e rëndësishme  në  Këshillin e BE-së, si dhe në  integrimin NATO, dhe ftoi që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në Maqedoni u miratua vendim i rëndësishëm. Besojmë se në fund të janarit Parlamenti do të jep përkrahje për Marrëveshjen me Greqinë, me çka do të pasoјë edhe përkrahja për Marrëveshjen nga Greqia, si dhe protokolli i anëtarësisë në Maqedoni në NATO. Besoj se Kroacia do të jetë njëri nga  vendet e para që do të firmos protokollin e Maqedonisë në NATO. Dhe se Maqedonia do të jetë vendi i 30-të anëtare e NATO-s. Kemi marrëveshje me Bullgarinë. Bëjmë reforma në gjyqësi, media, administratën publike, luftën kundër krimit të korrupsionit. Presim se do të fillojmë bisedime në qershor me BE-në. Kjo vizitë në Kroaci është edhe një porosi e fuqishme për miqësinë e madhe mes dy vendeve, tha kryeministri Zaev.

Kryeministri Andrej Plenkoviq, përkrahu politikat inkurajuese të kryeministrit Zaev dhe Qeverisë, që përfundimisht do të hapin rrugën drejt integrimeve të merituara BE dhe NATO dhe paralajmërimet për përkrahje të plotë nga Kroacia në këto procese.

Ai tha se kryeministri Zaev dhe Qeveria muajve të kaluar kanë bërë një sërë hapash inkurajuese të cilat do të reflektohen me anëtarësimin formal në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në  në qershor. Kryeministri Plenkoviq tha se Kroacia do të angazhohet për një proces më dinamik të bisedimeve, që Maqedonia në integrimet e BE-së të plotësojë atë që ka lëshuar.

Në takimin në nivel të delegacionit qeveritar u diskutua për çështjet e politikave  aktuale në dy vendet dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar. Kryeministri Zaev në deklaratën e tij drejtpërdrejtë ftoi kompanitë kroate të investojnë në Maqedoni.

Kryetari i Qeverisë Zaev dhe delegacioni qeveritar, takimin zyrtar e vazhduan në Kroaci me takimet me presidenten e shtetit, Kolinda Grabar- Kitaroviq dhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jadrokoviq.

Nesër, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar që e shoqëron  do të marrin pjesë në Samitin e Kryetarëve të Qeverive të Nismës së Evropës Qendrore  (NEQ) “CEI”.