Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit të 109-të të mbajtur të premten e kaluar, solli vendim që t’i obligojë të gjitha ministritë dhe organet në përbërjen e tyre si dhe organet e pavarura të administratës shtetërore që gjatë muajit dhjetor të këtij viti dhe në muajin janar dhe shkurt të vitit 2019-të së paku të realizojnë nga një aksion që do të kontribuojnë në luftën kundër ndotjes së ajrit si dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Institucionet e obliguara aksionet e këtilla duhet t’i realizojnë në koordinim me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, vetëqeverisjen lokale, si dhe me organizatat qytetare dhe njëkohësisht duhet të informojnë opinionin.
Rekomandim për aksionet e këtilla ekologjike Qeveria ka dorëzuar edhe te njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore të cilave Qeveria iu rekomandon që të realizojnë aktivitete, me çka do të kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit.
Pas evoluimit të rezultateve të realizuara, në muajin shkurt të vitit të ardhshëm sërish do të dërgohen obligime dhe rekomandime të këtilla, për periudhën e pranverës.
Ky vendim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë paraqet mbështetje plotësuese në zbatimin e masave të parapara me Planin për ajër të pastër, i miratuar si prioritet strategjikë në punën e Qeverisë.