Kryeministri Zaev: Me bekimin e Lindjes së Krishtit-Krishtlindjen, ti presim ditët që vijnë të jenë përplot hare dhe besim, dhe çdo ditë tjetër të jetë shumë më e mirë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, mori pjesë në meshën kishtare me rastin e Lindjes së Krishtit-Krishtlindjen, në  Famullinë “Zemra e Shenjtë e Krishtit” në Shkup, celebroi d-r Kiro Stojanov, peshkopi i Shkupit, ekzark apostulli i Kishës Katolike në Maqedoni.

Në meshën e Kishës qendrore Katolike në Shkup morrën pjesë edhe anëtarët e Qeverisë së RM-së: Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe Zëvendëskryeministri i  Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike dhe për koordinim të resorëve ekonomike, Koço Angjushev.

Me këtë rast kryeministri Zaev, dërgoi letër urimi për të gjithë pjesëtarët e Kishës Katolike  dhe për të gjithë të Krishterët që sot festojnë Lindjen e Krishtit, në të cilën thuhet:

“Bukuria dhe ngrohtësia e mesazhit për Krishtlindjen-Krishti u lind, edhe njëherë le t’i plotësojë me gëzim, le të ngroh zemrat e të gjithë besimtarëve të Kishës Katolike dhe të krishterëve ortodoks që sot festojnë kremten e madhe-Lindjen e Krishtit.

Shtëpitë e të gjithë juve le të jenë përplot në frymën e Krishtlindjes, me qetësinë shpirtërore dhe gëzimin e jetës dhe le të ngjallë këtë gëzim ku me dashuri ta ndajmë me familjarët, me miqtë dhe çdo dashamirës. Të ndihmojmë gjithsecilin që  ndjehet i dekurajuar dhe është i braktisur.

Kështu do ta përhapim edhe porosinë e të birit të Perëndisë që u bë njeri, që të sheh botën me sytë tanë, por vazhdimisht të na kujtojë se me mëshirën dhe solidaritetin ndaj tjetrit realizohemi si personalitete sipas shëmbëlltyrës së tij.

Gëzimi gjatë  festës së Lindjes së Krishtit le të afrojë qytetarët e vendit dhe bashkëkombësit tanë në botë. Me bekimin e kësaj kremte të madhe krishtere në shtëpitë dhe komunitetet tona,të presim ditët që vijnë me hare dhe besim, ku çdo ditë tjetër të jetë shumë më e mirë”, shkruan në letrën tij,  me rastin e Lindjes së Krishtit- Krishtlindjen, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.