Kryetari Ivanov në fjalimin e sotëm para opinionit maqedonas, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dëshmoi se mbeti konsekuent vetëm në përcaktimin e tij të vazhdojë t’i ndajë qytetarët, që sot e plotësoi me konstruksione me të cilat konfirmoi se jeton në një botë të komploteve.
Me këtë shfaqje, ai edhe një herë dëshmoi se në vend që të lexojë Marrëveshjen e Prespës dhe t’i mbështesë garancitë për identitetin dhe prosperitetin të cilat i ofron kjo Marrëveshje, ai vazhdoi të përhapë të pavërteta dhe urrejtje, duke u përpjekur ta pengojë progresin e qytetarëve të Maqedonisë.
Ivanovi nuk beson në vendin e tij dhe në popullin e tij, ndërsa për të fshehur atë bën trillime se është viktimë e ndonjë lloj aktiviteti kundër tij pa ndonjë bazë. Flet vetëm për errësirë – nyje, asgjësime, mohime, kutitë e pandorës.
Këtë e bën Ivanovi Kryetari i mbërthyer në të kaluarën, pasiv, i shpërqendruar, pa agjendë të shprehur në mënyrë të qartë evropiane dhe euroatlantike. Ivanovi është politikan i cili nuk u përkushtohet interesave strategjike të shtetit.
Ivanovi largohet. Ai nuk arriti dhe nuk do të ketë sukses t’i pengojë integrimet, progresin dhe miqësitë të cilat i ndërton Republika e Maqedonisë.
Ivanovi mund të flasë vetëm për një mossukses të vetëm, mossuksesin e mandatit të tij. Me të gjitha veprimet e tij Ivanovi donte që ta ndalonte prosperitetin, por nuk arriti.
Qytetarët, bashkësia ndërkombëtare, BE dhe NATO i përshëndesin politikat e integrimit dhe të reformave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me të cilën vendi ynë është vendosur në rrugën e suksesit, me prosperitet dhe identitet të siguruar.