Sipas procedurës së konfirmuar për pranim të anëtareve të reja në NATO, si dhe sipas hapave të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës, të mërkurën, më 6 shkurt, ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s në Këshillin Veriatlantik , do ta nënshkruajnë Protokollin për inkuadrim të vendit tonë në NATO, me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.
Me këtë akt, 29 vendet anëtare do ta japin pajtueshmërinë që vendi ynë të bëhet pjesë e sistemit dhe procedurave të NATO-s, dhe të merr pjesë në punën e trupave të Aleancës si vend i ftuar anëtar, por pa të drejtën e votës.
Menjëherë pas pëlqimit të Protokollit për inkuadrim e vendit tonë në NATO, do të filloj procesi i ratifikimit të tij në Kuvendet e çdo shteti anëtarë të aleancës. Greqia e para do të ratifikoj Protokollin, me çka Marrëveshja e Prespës dhe amendamentet kushtetuese hynë në fuqi.
Pasi përfundimit të procesit të ratifikimit të protokollit në të gjithë 29 shtetet anëtare, vendi ynë, me emrin e ri kushtetues, do të bëhet anëtar i barabartë i NATO-s me të drejtë të votës për gjitha vendimit e Aleancës.