Kryeministri Zaev, ministri Sugareski dhe ushtruesi i përkohshëm i detyrës Kryetar i Komunës së Ohrit Georgievski vizituan kompaninë gjermane “Kostall Makedonija SHPKNJ Ohër”: Janë planifikuar investime të reja prej 24 milionë euro dhe mbi 200 punësime t

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe ushtruesi i përkohshëm i detyrës Kryetarë i Komunës së Ohrit, Konstantin Geirgievski dje vizituan fabrikën “Kostall” Makedonija SHPKNJ Ohër.

Gjatë vizitës së repartit ekzistues të prodhimit, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 5,800 metra katrorë dhe një shtesë prej 6000 metra katrorësh të hapësirës së magazinës, stafi udhëheqës i kompanisë, respektivisht nënkryetari ekzekutiv Kris Sander dhe drejtori Viktor Mizo e njoftuan Kryeministrin Zaev me mënyrën e përpunimit të komponentëve të sofistikuar elektronikë dhe mekatronikë që përdoren në industrinë e automobilave.

Gjithashtu, stafi udhëheqës i kompanisë i njoftoi Kryeministrin Zaev dhe ministrin e Transportit dhe Lidhje Sugareski se klientët e tyre ekzistues janë BMW, Daimler, Porshe, Teslla dhe Rolls Royce. Nga vit, “Kostell” do të përpilojë edhe projekte për Audi, Volkswagen, Seat dhe Skoda.

“Tani jemi në fillimin e asaj që duam të arrijmë në  Republikën e Maqedonisë dhe teknologjive që duam t’i fusim", theksoi Kris Sanders, nënkryetar ekzekutiv i kompanisë "Kostall".

 

 

Kryeministri Zaev, theksoi se kompania gjermane “Kostall”, e cila tashmë tre vite funksionin në Republikën e Maqedonisë, ka tejkaluar shumën e investimit, si dhe numrin e punonjësve të paraparë në kontratën për ndihmë shtetërore.

“Kompania deri më tani ka investuar 29 milionë euro, ndërsa në fabrikë janë të punësuar 350 vetë. Për të theksuar është fakti se paga mesatare bruto është më shumë se 730 euro ose paga neto është 495 euro, e cila është afër mesatares që është ambicia e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë", tha Kryeministri Zaev.

 

 

Në takimin e përbashkët, përfaqësuesit e “Kostall” theksuan se kompania kontribuon edhe për zhvillimin e turizmit në Ohër. Vitin e kaluar 716 nga numri i përgjithshëm i qëndrimeve me fjetje në Ohër ishin mysafirë të “Kostallit”.

Në të njëjtën kohë, ata e përshëndetën fillimin e linjës së fluturimit të drejtpërdrejtë Ohër – Dortmund – Ohër, nga muaji korrik, sepse selia e “Kostallit” në Gjermani është vetëm gjysmë ore larg nga Dortmundi. Në këtë mënyrë, siç theksuan nga kjo kompani e suksesshme gjermane, bashkëpunimi i ndërsjellë do të thellohet.

Në fazën e dytë të investimeve, siç paralajmëruan nga “Kostalli” janë planifikuar investime prej 24 milion euro dhe mbi 200 punësime shtesë deri në fund të vitit 2021 me plan që deri në fund të vitit 2025 të arrihet vlerë vjetore e prodhimit dhe eksportit prej mbi 250 milionë euro.

“Për mua është veçanërisht e rëndësishme se shumë investitorë të huaj janë të inkurajuar të investojnë jashtë Shkupit. Në këtë mënyrë, e në atë, në masë të madhe kanë kontribuar politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,  arrijmë zhvillim të barabartë rajonal. Të gjithë qytetarët për ne janë të rëndësishëm në mënyrë të barabartë dhe të gjithë duhet të marrin mundësi të barabarta për punësim dhe paga më të larta”, shtoi Kryeministri Zaev.

Njëkohësisht, nga kompania njoftuan edhe për investim shtesë në projektin OBC ((On Board Charger), me vlerë prej 10 milionë euro. Bëhet fjalë për produkt më të sofistikuar në gamën e Kostallit të dedikur për automjete elektrike. Sipas planit të biznesit të kompanisë, 15% e lëndëve të para të nevojshme me vlerë prej 45 milionë euro janë planifikuar të blihen nga kompanitë e vendit në Republikën e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë do të mundësohet bashkëpunim i madh me furnizuesit lokalë.

Gjatë vizitës u bisedua edhe për masa dhe hapa shtesë që duhet të ndërmerren për të përmirësuar klimën e investimeve dhe të biznesit dhe mënyrat e rritjes së mëtejshme të konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë.

“Kostall Grup” u themelua në vitin 1912 dhe është kompani familjare me traditë prej 4 brezash. Kryen aktivitete biznesi në 21 vende në 5 kontinente. Në të gjithë botën ka mbi 20 mijë të punësuar dhe qarkullim vjetor prej 2,8 miliardë euro.


 

Në vazhdim, ua transmetojmë në tërësi deklaratën e Kryeministrit:

“Në përputhje me marrëveshjen për ndihmë shtetërore, kompania deri në fund të vitit të kaluar duhej të investonte midis 20 dhe 30 milionë euro dhe të punësojë së paku 300 persona. Por, situata aktuale tregon se këto numra jo vetëm që janë arritur, por se ato janë shumë më të mëdha nga ajo që është parashikuar.

Siç më njoftoi stafi udhëheqës, kompania deri më tani ka investuar 29 milionë euro, kurse në fabrikë janë të punësuar rreth 350 vetë. Është për tu theksuar fakti se bruto paga mesatare është më shumë se 730 euro ose neto paga është 495 euro, e cila është afër mesatares që është ambicie e të gjithë qytetarëve në  Republikën e Maqedonisë.

Ambiciet e tyre vazhdojnë dhe pritet rritje e kapaciteteve edhe në efektet financiare dhe në vende të reja të punës.

Kostall Makedonia SHPKNJ Ohër, që është investim i huaj i drejtpërdrejtë, është edhe një dëshmi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në krijimin e politikave të cilat kontribuojnë edhe në zhvillimin e barabartë rajonal.

Me këtë rast, do të doja të përsëris edhe një herë premtimin të cilin ua dhamë bashkëqytetarëve të mi, ndërsa ai është se viti 2019 do të jetë viti i zhvillimit dhe i rritjes së fuqishme ekonomike. Ju siguroj se ekonomikisht Republika e Maqedonisë dhe së shpejti Republika e Maqedonisë së Veriut do të përparojë shumë më tepër. Standardi i qytetarëve do të rritet në mënyrë të shpejtë.

Me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe me fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në mënyrë të shpejtë hapen perspektivat ekonomike për zhvillim të vendit. Prandaj në mënyrë të fuqishme jemi të përqendruar në krijimin më cilësor të projekteve ekonomike.

“Kostall” paraqet shembull të mirë dhe motivim të fortë për investimet e ardhshme në Republikën e Maqedonisë”.