Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me ambasadorin e BE-së, Samuell Zhbogar, Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti dhe deputetët Amdi Bajram dhe Samka Ibraimovski, morën pjesë në konferencën përmbyllëse “Pa dallime”, e cila është pjesë e projektit “Parandalimi i diskriminimit ndaj fëmijëve romë ".
Qëllimi i Konferencës ishte të shënohet përfundimi i projektit " Parandalimi i diskriminimit ndaj fëmijëve romë", i cili është zbatuar nga Qendra Kombëtare e Romëve në partneritet me Asociacionin për hulumtime, komunikime dhe zhvillim "Pablik" dhe i financuar nga Bashkimi Evropian dhe të prezantohet raporti “Diskriminimi i fëmijëve romë, legjislacioni ndërkombëtar dhe vendor, politika kombëtare dhe pozitë institucionale – analizë e rasteve nga tereni”, bashkë me video përmbajtjet e dokumentuara të prodhuara në kuadër të këtij projekti.
Në vazhdim, ua transferojmë në mënyrë plotë fjalimin e Kryeministrit Zoran Zaev, në hapjen e Konferencës:
Është nder dhe privilegj i veçantë për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme, në të cilin me prezantim të raportit “Diskriminimi i fëmijëve romë, legjislacioni ndërkombëtar dhe vendor, politika kombëtare dhe pozitë institucionale – analizë e rasteve nga tereni”, përfundon projekti “Parandalimi i diskriminimit ndaj fëmijëve romë”, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Ky projekt përfundon, por për ne anëtarët e Qeverisë, për institucionet qeveritare, komisionet dhe agjencitë, kjo është vetëm një nxitje dhe një motivim shtesë: Të gjithë ne bashkë duke përfshirë edhe të tjerët që merren me çështjet për të cilat sugjerojnë projekti dhe rezultatet e hulumtimit, me energji dhe përkushtim edhe më të madh të fokusohemi në përgjigjet më të mira të këtyre çështjeve të cilat kanë të bëjnë me vetë raportin.
Veçanërisht për shkak se ky projekt na sugjeron, përderisa ekziston edhe një rast i regjistruar i diskriminimit, vendi ynë dhe obligimet e tij për të ndërtuar një shoqëri për të gjithë - mbetet më lartë në agjendën tonë, në agjendën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Koncepti “Një shoqëri për të gjithë” do të jetë vetëm një dëshirë e zbrazët përderisa në bashkësinë që e ndërtojmë mbeten vende që lejojnë ose tolerojnë diskriminim.
Askush nuk do të jetë i diskriminuar, as i lënë pas dorë! Së paku ai nuk duhet të jetë ndonjë fëmijë. Veçanërisht fëmijët e kategorive të rrezikuara.
Prandaj më lejoni të shpreh urimet e mia për projektin. Kemi nevojë për projekte të tilla për të qenë gjithmonë vigjilent. Gjithmonë të na sugjerojnë kah duhet t’i orientojmë përpjekjet, politikat, vendimmarrjet.
Dua t’ju siguroj se në mënyrë të fokusuar i përcjell të gjitha aktivitetet në zgjidhjen e të ashtuquajturës "çështja e romëve”, pasi që, shoqëri të lumtur mund të ndërtojmë vetëm nëse të jemi të lumtur.
Për ne, për këtë Qeveri të Republikës së Maqedonisë së Veriu, të drejtat e barabarta dhe jeta dinjitoze për të gjithë, janë besim i sinqertë se kjo është rruga për një shtet të suksesshëm, të përbashkët dhe shtëpi për të gjithë, shtet i integruar në Bashkimin Evropian.
Dhe tashmë i bëmë hapat e rinj drejt zgjidhjes së problemeve të hidhura me strehimin, posedimin e dokumenteve personale, martesat e të miturve, qasjen në punësim, sigurimin shëndetësor, përfshirjen e romëve në kulturë dhe arsim e kështu me radhë.
Për të gjithë këtë, është e përkushtuar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të pushtetit qendror dhe në bashkëpunim me komunat dhe me organizatat e shoqërisë civile.
Do të theksoj disa aktivitete më të rëndësishme:
Në kuadër të projektit “Përfshirja e fëmijëve romë në institucionet parashkollore”, gjatë vitit akademik 2017-2018, janë regjistruar gjithsej 514 fëmijë romë në 19 komuna në Republikën e Maqedonisë, ose 82% të qëllimit të paraparë.
Që nga muaji prill i vitit të kaluar, Drejtoria për Menaxhim të Librave Amë hapi proces, të gjithë personat që nuk janë të regjistruar në Librin Amë të të Lindurve, të paraqesin kërkesë për regjistrim shtesë.
Dua të apeloj deri te shërbimet për fleksibilitet më të madh, duhet ta përshpejtojmë projektin për shkak se është e nevojshme platformë dhe bazë e shumë të drejtave për qytetarët e komunitetit rom, por edhe për qytetarët e komuniteteve të tjera etnike.
12 Qendra informative rome, në 12 komuna, në mënyrë aktive punojnë në teren, për të informuar, këshilluar, udhëzuar qytetarët për realizimin e të drejtave dhe obligimeve të tyre në mbrojtjen sociale, shëndetësisë, strehimit, nxjerrjes së dokumenteve personale.
Çdo ditë e vitit na është e rëndësishme. Të gjitha kushtet për krijimin e një komuniteti të mundësive dhe të drejtave të barabarta janë të rëndësishme.
Reformën sociale që filluam ta zbatojmë, do të thotë tërheqje e rreth 400 mijë qytetarëve mbi linjën e varfërisë dhe shanse të barabarta për çdo fëmijë.
Me këto reforma, qasja deri te shtesa për fëmijë dhe arsim është rritur për 20 herë. Këtë vit shtesën për fëmijë në vend të 3.200 fëmijëve të deritanishëm, do ta shfrytëzojnë 73.500 fëmijë, ndërsa shtesën për arsim në vend si më parë, vetëm 3.800 fëmijëve, tani u takon më tepër se 64 mijë fëmijëve.
Po rritim ndihmën sociale dhe pres që deri në fund të këtij muaji ligjet të miratohen për 300%, por mundësojmë edhe aktivizim më të lehtë të të papunëve në tregun e punës. Për këtë vit kemi veçuar një rekord prej 1,1 miliardë denarë për planin operativ për punësim, për hapjen e më tepër vendeve të punës dhe përveç kësaj edhe 2,2 miliardë denarë më shumë se vitin e kaluar për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale.
Vendosim standarde evropiane të mbrojtjes sociale, pasi që Evropë do të thotë solidaritet dhe drejtësi sociale. Obligimi ynë është që t’i ndjekim këto parime.
Karta Sociale evropiane garanton të drejtat njerëzore sociale dhe ekonomike. Bashkimi Evropian investon në avancimin e të drejtave sociale dhe përpjekjet që ato të gëzohen në mënyrë të barabartë nga ana e të gjithë qytetarëve, për të parandaluar margjinalizimin e çdo lloji.
Fuqimisht besoj se në themelet e këtyre parimeve mund të ndërtojmë një shoqëri më të mirë, të drejtë dhe të lirë, të cilën, për fat të keq, shumë vite më parë, institucionet shtetërore shmangnin ta pranojnë si domosdoshmëri të vërtetë të shoqërisë sonë.
Përgjegjësia e kësaj qeverie, por edhe e të gjithëve së bashku, është të krijojmë një të ardhme në të cilën çdo fëmijë do të ketë kushte për t'u rritur dhe zhvilluar në mënyrë të lumtur.
Shteti ynë përmirëson integrimin e komunitetit rom dhe në periudhën e ardhshme do të punojë edhe më intensivisht për të zvogëluar dallimet mes komuniteteve në vend.
Kjo mund të shihet edhe nga norma e veçantë për romët në Buxhet, me mjete të destinuara për katër sektorët më të rëndësishme: arsimi, punësimi, strehimi dhe shëndeti.
Për mbështetjen institucionale në luftën kundër diskriminimit, për forcimin e kapaciteteve, kjo Qeveri inicioi dhe formoi një Trup Koordinues Kombëtar për Mosdiskriminim.
Nevoja për të formuar një organ të veçantë për koordinim dhe monitorim të situatës me mosdiskriminim është kryesisht për të rritur transparencën në punën e institucioneve shtetërore në këtë fushë, për të koordinuar aktivitetet ndërmjet institucioneve dhe shoqatave të qytetarëve dhe organizatave ndërkombëtare.
Komiteti, bashkë me të gjitha organizatat anëtare në të, do të krijojë prioritete të përbashkëta në vit në këtë fushë në bazë të raporteve dhe analizave ndërkombëtare, si dhe nëpërmjet monitorimit të tij të vazhdueshëm të situatave në këtë fushë.
Kështu, edhe një herë, me urimet për këtë projekt dhe për raportin “Diskriminimi i fëmijëve romë, legjislacioni ndërkombëtar dhe vendor, politika kombëtare dhe pozitë institucionale – analizë e rasteve nga tereni”, apeloj për pjesëmarrje aktive të mëtejshme të të gjitha organizatave qytetare rome.
Puna juaj është e rëndësishme. I rëndësishëm është reagimi i duhur për të gjithë dukuritë e diskriminimit.
Alarmoni, Thirrni të gjithë ata që janë kompetentë t’i parandalojnë ose ndëshkojnë këto dukuri.
Diskriminim nuk duhet të ekzistojë dhe nuk duhet të kalojë.
Faleminderit!