Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut qaset me vëmendje dhe seriozitet ndaj situatave komplekse, me të cilat përballet trashëgimia botërore natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit vite të tëra. Menaxhimi shumëvjeçar i keq me rajonin dhe projektet megalomane që ishin kërcënim për liqenin dhe parkun kombëtar, ishin shkaqe që UNESKO të dërgojë mision monitorimi në prill të vitit 2017. Nga fillimi i mandatit të tij, Qeveria në mënyrë aktive i përkushtohet zgjidhjes së problemeve në rajon, në bashkëpunim me komunat dhe sektorin civil.
Ky propozim vendim, i cili nuk është final, duhet të jetë stimul për të gjitha institucionet dhe për qytetarët të punohet me intensitet më të madh që ta ruajmë trashëgiminë tonë unike botërore.
Qeveria konsideron se është realizuar spostim në plotësimin e rekomandimeve dhe se vendimi përfundimtar duhet këtë ta reflektojë qartë.