Zëvendëskryeministri Angjushev dhe ministri Bekteshi promovuan thirrjen publike për ndërtimin e qendrave fotovoltaike me kapacitet prej 35 megavatësh

Zëvendës kryetari I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe znj.Anka Joana Jonesku përfaqësuese e BERZH-it për Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë promovuar thirrjen publike për ndërtimin e qendrave fotovoltaike me fuqi instalimi prej 35 megavat në tokë shtetërore e cila shpallet ditën e hënë.

Преземи | Shkarko | Download

 

Zëvevdendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev potencoi se Qeveria e RMV-sw është e përkushtuar në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme dhe se me miratimin e Ligjit për energjetik ,hapet mundësia për investime në burime të rinovuseshme, veçanërisht në Qendra fotovoltaike.

“Intenca e Qeverisë është që nëpërmjet të kësaj thirrje t’iu del në ndihmë investitorëve të interesuar, të lehtësohen dhe shkurtohen procedurat administrative. Çdo kompani do të jetë në gjendje të aplikojë për një lokacion të caktuar dhe të gjitha kompanitë që do të aplikojnë për atë lokacion, do të kalojnë kontrollet administrative nëse plotësojnë kushtet themelore apo jo dhe pastaj do të kalojnë në një ankand elektronik i cili poashtu do të jetë me vlerë shtuese’, tha se zëvendëskryeministri Angjushev.

Ministri e Ekonomisë Kreshnik  Bekteshi tha se me reformat që janë bërë në sektorin e energjetikës dhe me miratimin e Ligjit për energjetikë është hapur një kapitull në këtë sektor. “Me Ligjin për Energjetikë, përveç modelit të subvencionimit dhe mbështetjes përmes tarifave fiding, kemi prezantuar një model subvencionimi të tarifave premium - model ky që shfrytëzohen nga shumica e vendeve anëtare të BE-së.Kemi miratuar të gjitha aktet e nevojshme nënligjore dhe kemi përgatitur dokumentacionin e tenderit për zbatimin e këtij procesi në mënyrë transparente dhe duke respektuar konkurrencën, për të zgjedhur investitorë që do të jenë ofertuesit më të mirë, në përputhje me rregullat e tenderit, pas çka do të vijojë edhe ankand elektronik si fazë e dytë e procedures. Investitorët e interesuar dokumentacionin e tenderit do të kenë mundësi ta marrin nga Ministria e ekonomisë, i cili do të përmbajë të gjithë informacionin e nevojshëm për lokacionet që do të ofrohen, psh: për hapësirën e tokës, për të cilën janë përgatitur bazat gjeodezike, në mënyrë që ata të mund të vlerësojnë realizueshmërinë e projektit dhe të japin ofertë,do të njihen me informacionin rreth mënyrës së ndërtimit të ndërlidhjes dhe çmimin e saj dhe pastaj në afat prej 60 ditësh do të duhet të përgatisin ofertën e tyre”.

Anka Joanesku nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha se gjithçka është gati për publikimin e tenderit dhe Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i pari në të cilin procesi do të jetë më transparent.” Investitorët privatë do të jenë në gjendje të hyjnë tek burimet e ripërtëritshme të energjisë. Ky do të jetë një proces transparent dhe ftoj të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për këtë tender - tha Joanesku.