Masa e re për subvencionimin e kontributeve të pagave do të mbajë kuadrin profesional, do të nxis produktivitetin e kompanive për rritje të re ekonomike me çka do të shtyjë spiralen për rritje shtesë të pagave, dhe me të edhe të zhvillimit

Vëmendje të veçantë në opinion dje  shkaktoi pjesa e konferencës për shtyp e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ministres së Financave Nina Angelovska, i cili në kuadër të rebalancit të Buxhetit për vitin 2019 ka të bëjë me masën e subvencionimit të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social për ndërmarrjet të cilat do ti rrisin pagat e punonjësve të tyre deri në 100 euro në kundërvlerë në denarë. Me këtë masë çrrënjoset masa gri dhe dhënia e pagave të gatshme.

 

Për këtë masë janë paraparë 400 milion denarë.

 

Masa është me rëndësi të veçantë,sepse me të do të mbështeten kompanitë të cilat përballen me vështirësi për gjetjen dhe mbajtjen e kuadrit profesional. Në këtë mënyrë do të nxitet edhe produktiviteti i kompanive që është bazë për rritjen e ekonomisë. Nga ana tjetër do të nxitet spiralja e pagave, që do të reflektojë ne rritjen e shpejtë të pagave.

 

Fillimisht masa vlen njësoj për të gjitha kompanitë dhe të punësuarit në sektorin privat, me çka numri i përgjithshëm është 610 mijë bashkëqytetar. Kjo masë nuk përfshin administratën publike për shkak se në këtë veprimtari nuk ka pagesa të gatshme, ndërsa me rritjen e pagave në këtë sektor gjithashtu rritet edhe pagesa e kontributeve në përputhje me secilën rritje.  

Falë performancave të mira të buxhetit, likuiditetit të tij dhe stabilitetit financiar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vërtetoi se mund të ndahen 400 milion denarët e parapara për subvencionimin e kontributeve me të cilat do të mundësohet rritja e pagave.

 

Me këtë masë, në vend që të jepen para të gatshme si shtesë e pagës së punëtorëve, me qëllim që të motivohen, ti mbajnë, punëdhënësit nuk e japin pagën e plotë bruto, sepse kontributi i përgjithshëm i pagave bruto arrin në 47 % së bashku me tatimin e të ardhurave personale.

 

Qëllimi është që të demotivohet pagesa e një pjese të pagës në para të gatshme.

 

 

Me masën e re të cilën e propozon Qeveria, punëdhënësit do të paguajnë vetëm 11 % të tatimit personal, ndërsa pjesën tjetër, sigurimin pensional, shëndetësor dhe social do ta mbulojë shteti.

 

Kështu punonjësit do të marrin paga më të larta neto dhe do të jenë të motivuar të qëndrojnë në punë. Kjo masë do të kontribuojë në motivimin e të rinjve dhe gjithë të tjerëve të qëndrojnë në shtet pasi që pagat do të rriten.

 

Në krijimin e kësaj mase është marrë në konsideratë ndikimi i saj në Buxhet dhe për këtë arsye është vendosur kufi në vlerën e kontributeve që do të subvencionohen, dhe ato janë në harmonzim me rritjen e pagës deri në 100 euro në kundërvlerë në denarë. 

 

 

Efekt shtesë i kësaj mase është që në të vërtetë me subvencionimin e kontributeve për sigurim shëndetësor dhe pensional, do të ndihmohen fondi shëndetësor edhe ai pensional, përkundër faktit që për shkak të pagesave të gatshme, këto fonde nuk i merrnin këto mjete.

 

Kjo masë siguron hyrjen e mjeteve në këto dy fonde, i stabilizon ato, si dhe hap mundësi për rritje shtesë të pagave, për shembull – në shëndetësi.

 

Ky rebalanc i Buxhetit ka pikërisht këtë qëllim, që të përshpejtojë rritjen dhe të injektojë më shumë para tek qytetarët dhe kompanitë për rritjen e pagave.