Konferencë për shtyp e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut:10 mijë familje në Tetovë, Manastir, Kërçovë dhe Shkup do të marrin nga 1000 euro për furnizim me inverterë

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,Naser Nuredini dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e prezantuan masën ekologjike për subvencionimin e qytetarëve me inverterë të kualitetit të lartë për amvisëri në komunat: Manastir, Kërçovë, Tetovë dhe Qytetin e Shkupit.

Të subvencionuar, me nga 1000 euro do të jenë 10 mijë familje të cilët shfrytëzojnë pajisje joefikase për ngrohje të karburanteve të ngurta dhe fosile, të cilat seriozisht ndikojnë në ndotjen e ajrit. Informacioni për këtë masë u shqyrtua dhe u miratua në mbledhjen e rregullt të 158-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Преземи презентација

 

Në konferencën për shtyp, Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se Qeveria është fuqimisht e përkushtuar në menaxhimin me burimet e ndotjes së ajrit, si mënyrë e vetme e duhur për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit.

“Hulumtimet vendase dhe ndërkombëtare të kryera gjatë periudhës së kaluar, konfirmuan se 90 %  e emetimet totale të grimcave PM vijnë nga ngrohja”, theksoi Kryeministri Zaev, duke shpjeguar se për këtë arsye, përveç aktiviteteve të parapara në Planin për ajër të pastër, si një nga masat kyçe kundër ndotjes së ajrit, me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është pranuar masa ekologjike për subvencionimin e qytetarëve për furnizim me inverterë për amvisëritë, të cilët  ngrohen me dru ose me pajisje tjera jo-ekologjike. 

“Mjedisi i shëndetshëm dhe cilësor është një nga parakushtet themelore për jetë cilësore të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe angazhim kryesor i Qeverisë”, theksoi Kryeministri Zaev.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev theksoi se Qeveria solli vendim që në mënyrë masive dhe radikale të veprojë në qytetet dhe rajonet më të rrezikuara si Shkupi, Manastiri, Tetova dhe Kërçova.

“Ky projekt sigurisht që nuk është zëvendësim i gazifikimit, sepse veçanërisht Shkupi, por edhe Manastiri janë rajone të përcaktuara të cilat kanë qasje deri në rrjetin e ujit të ngrohtë dhe më pas ato do t’i stimulojmë që të zhvillohen në rrjetin e ujit të ngrohtë. Ata që kanë qasje në gasifikim, do të zhvillohen në gazifikim, por ka analiza të cilat tregojnë se më ekonomike dhe më praktike për rajone të caktuara, të cilat për momentin janë të ndotur është të zhvillohen pikërisht sipas  parimit të implementimit të inverterëve. SHA ESM gjatë 2 vite e gjysmë ka treguar rezultate të shkëlqyera. Mendoj se është momenti të theksojmë se çmimi i energjisë elektrike nuk është rritur në vendin tonë. Përkundrazi, u vendos tarifa e lirë. Çmimi i ngrohjes së ujit është ulur, burimet kryesore të energjisë në vend që kanë qasje te të gjithë qytetarët, në mënyrë absolute kanë ruajtur dhe kanë ulur çmimet e tyre, por është e rëndësishme të theksohet se ESM nuk ka bërë humbje, por ka bërë përfitime. Qytetarët duhet ta dinë këtë, është një kompani në pronësi të shtetit me përfitime mbi 43 milion euro të akumuluara në llogaritë e saj, edhe më shumë, pothuajse dyfishi i mjeteve të akumuluara likuide. Një pjesë të këtyre mjeteve SHA ESM si kompani përgjegjëse, do t’i ndajë me qytetarët, këtë vit 10 milionë euro dhe me këtë presim që të ndikojmë në zgjidhjen e problemit. Është utopi nëse mendojmë se problemi mund të zgjidhet brenda një viti, por duhet të fillojmë me masa radikale si kjo, të cilat në të ardhmen duhet të bëhen zgjidhje ligjore të cilat ligjërisht do t’i zëvendësojnë mënyrat e ngrohjes tek qytetarët, por qytetarëve nuk mund t’ju ndalojmë ato, nëse nuk u ofrojmë alternativë”, theksoi zëvendëskryeministri Angjushev.

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini gjatë fjalimit të tij ftoi qytetarët që në mënyrë aktive të marrin pjesë në realizimin e masave për uljen e ndotjes së ajrit, duke potencuar se vetëm përderisa veprojmë bashkë, do të mund ti arrijmë rezultatet e dëshiruara.

“Çdo hap i ynë i duhur në uljen e ndotjes së ajrit, do të ketë efekt pozitiv dhe anasjelltas”, deklaroi Nuredini.

Zëvendësministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli edhe njëherë theksoi gatishmërinë e Qeverisë për tu marr me ndotjen e ajrit duke vepruar direkt në burimet e ndotjes. Ai në mënyrë më të detajuara i prezantoi të dhënat e marra nga analizat që çuan në krijmin e kësaj mase ekologjike. Makraduli gjithashtu u thirr edhe në përvojat e jashtme dhe në rezultate pozitive.

Zëvendësministri Makraduli i përmendi edhe komunat të cilat janë pjesë e këtij procesi dhe përgatitja për bashkëpunim të plotë në implementimin e masës.

“Të gjitha komunat u pajtuan të formojnë zyra të posaçme për komunikim dhe mbështetje të procesit”, theksoi Makraduli.

Me qëllim që të sigurohet transparencë dhe përfshirje në realizimin e masës, me ftesë të  Qeverisë do të kyçen dy organizara ekologjike të nominuara nga Këshilli për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil.