Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor rikujton publikun se nga data 1 dhjetor e vitit 2021 (e mërkurë) hyn në fuqi obligimi për pagesën e qeseve për bartjen e mallrave nga Ligji i ri për paketimin dhe mbeturinat e paketimit
Ky Ligj parashikon:
- Ndalohet lëshimi në treg i qeseve plastike për bartjen e mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Ndalohet lëshimi i paketimeve plastike për një përdorim në objektet hotelierike në territorin e zonave të mbrojtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Me përjashtim të paragrafit (1) të këtij neni, me pagesën e kompensimit nga shfrytëzuesit përfundimtar, në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut lejohet lëshimi i qeseve të biodegradueshme për bartjen e mallrave që janë prodhuar në përputhje me standardet e përcaktuara për biodegradueshmëri, përveç qeseve plastike shumë të lehta për bartjen e mallrave ( trashësia e të cilave është më pak se 15 mikron).
- Kompensimi që duhet të paguajnë shfrytëzuesit përfundimtarë nga paragrafi (3) i këtij neni për qeset e biodegradueshme për bartjen e mallrave është 15 denarë për copë dhe i paguhet tregtarit në pikën e shitjes ( në kompensim përfshihet edhe TVSH-ja).
- Qëllimi i këtij Ligji është të pengojë përdoruesit e qeseve për njëpërdorim dhe të stimulojë përdorimin e qeseve të ripërdorueshme, bazuar në parimin “ndotësi paguan”.
- Prodhuesit e qeseve plastike mund të vazhdojnë të punojnë edhe më tej, por duke respektuar standardin e përcaktuar për biodegradueshmëri. Përmendim se standardet për biodegradueshmëri janë vendosur në Ligjin e mëparshëm, ndërsa janë përcaktuar në vitin 2013.
Rregullorja e re për standardet e biodegradueshmërisë është miratuar dhe pritet të publikohet në numrin e ardhshëm të Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deri në ditën e hyrjes në fuqi vlen Rregullorja ekzistuese.