Kryeministri Zaev nga Tetova: Ndamë 15 milionë euro kundër ndotjes së ajrit, me çka 10.000 amvisëri do të marrin inverter në shkëmbim të pajisjeve ngrohëse, paratë nuk shkojnë në përmendore por në gazifikim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në deklaratë për mediat para fillimit të mbledhjes së Qeverisë në Tetovë, u përgjigj në pyetjet e gazetarëve në lidhje me masat e Qeverisë kundër ndotjes së ajrit:

 

“Siguruam dhjetë milionë euro.  Deri në 2 milionë euro nga buxheti ndajmë drejtpërsëdrejti për programet ekologjike. Përforcuam të gjitha programet që kanë të bëjnë me ekologjinë. Paratë nuk shkojnë për përmendore, muze, paratë shkojnë në gazifikim. Siç përmendëm vetëm 29 milion për 76km për këtë pjesë veriperëndimore të shtetit. Të mos flas për të gjitha filtrat, intervenimet në shkolla. Apelojmë deri tek qytetarët, së paku deri tek më të pasurit që ti ndërrojnë sistemet për ngrohje. Asnjëherë, askush nuk ka sjell vendime të tilla. “Jugohromi” është i mbyllur”, tha Kryeministri Zaev duke theksuar se Qeveria merr masa, qëllimi i të cilave është mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë.

“Jugohrom" derisa ti vendosë filtrat nuk do të funksionojë. Të gjitha masat tregojnë se të gjithë jemi të përkushtuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje së bashku. Duhet që pushteti qendror, lokal si dhe qytetarët së bashku të zgjidhim çështjen e ndotjes së ajrit. E di se qytetarët nuk presin zgjidhje që nga dita e nesërme , por gjithë këto hapa që po i ndërmarrim, kanë ndikim serioz në shoqëri dhe besoj se vitet që do të vijnë do të jenë të suksesshme në luftën kundër ndotjes së ajrit”, tha kryeministri Zaev.

 

Ai theksoi se pret implementim të suksesshëm edhe të masës për ndërrimin e paisjeve të vjetra të ngrohjes me inverter dhe se pret që procedurat ligjore të respektohen dhe në fund të muajit nëntor qytetarët të mund të aplikojnë për të realizuar të drejtën e tyre për inverter.

“Do të përfshihen 10.000 qytetarë dhe kjo nuk është pak, për Shkupin, Tetovën, Kërçovën dhe Manastirin”, tha kryeministri Zaev i cili paralajmëroi vazhdimin e kësaj mase edhe vitin e ardhshëm me më shumë mjete financiare.

 

“E dini se ndamë 40 milionë nga 87 milionë, të cilat ELEM ose sot EMV i ka në xhirollogarinë e saj, që t’i kthejë në ekologji, nënvizoi kryeministri Zaev duke paralajmëruar se të gjitha masat kreative të propozuara nga ekspertët do të vazhdojnë në harmonizim me analizat botërore për ndryshimet e temperaturave të ftohjes së tokës dhe lëvizjes së ndotjes së ajrit në lugina.

 

“Të shohim se a do të mund të ‘sulmojmë’ me disa masa konkrete të cilat bota i ndërmerr, që të mundet me të vërtet kjo të lirohet.  E gjithë kjo paraqet një fokus të plotë të Qeverisë  jo vetëm në mënyrë narrative, me fjalë por me fonde konkrete. E dini se ndonjëherë është vështirë të veçoni edhe 500.000 ose një milionë euro.  Ndamë më shumë se 15 milionë euro mjete nga buxheti, para të shtetit që të mund të arrijmë rezultate çdo vit, pjesë-pjesë, që të arrihet sukses në luftën kundër ndotjes së ajrit”, theksoi Kryetari i Qeverisë.

 

Në lidhje me mbrojtjen e parqeve dhe zonave të caktuara nacionale, kryeministri Zaev vlerësoi se janë ndërprerë dhe po shqyrtohen të gjitha vendimet për të cilat ekzistojnë dyshim se mund të shkaktojnë dëme.

 

“Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti, nga aspekti ekologjik. Nëse duhet shteti në tre vitet e ardhshme në vend se të ndërtojë 20-30 hidrocentrale të vogla  le të ndërtojë 10-15, por zona të jetë e mbrojtur në mënyrë ekologjike”, vlerësoi kryeministri Zaev duke nënvizuar se Qeveria në mënyrë transparente dhe të kujdesshme i përcjell të gjitha reagimet dhe ndërmerr masa konkrete bashkë me institucionet kompetente.