Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti fjalim në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: Gjuha maqedonase –burim i hulumtimeve filologjike dhe kulturore.
Kryeministri Zaev gjatë fjalimit, theksoi përpjekjet e Qeverisë dhe bashkëpunimin me opinion e ekspertëve për mbrojtjen dhe avancimin e gjuhës maqedonase. Ai i vuri në dukje edhe projektet dhe aktivitet e realizuara dhe ajo që po ndërmerret për afirmimin e mëtejshëm të gjuhës maqedonase, si në shtetin tonë ashtu edhe jashtë saj. Kryetari i Qeverisë, Zaev bëri thirrje para opinionit shkencor dhe të profesorëve për pjesëmarrje aktive në promovimin e gjuhës maqedonase.
Në vazhdim është fjalimi integral i Kryeministrit Zaev në Konferencë:
"Them, për fat të mirë, ka kulturë dhe histori nacionale maqedonase, sepse ky fakt armatos popullin maqedonas me armë të pamposhtur në luftën e tij për të drejtat e njeriut dhe jetën e lirë nacionale, si një anëtar i barabartë në mesin e popujve me kulturor."
Ky është vizioni i të nderuarit Krste Petkov Misirkov, një nga luftëtarët më të mëdhenj për njohjen e gjuhës maqedonase, të nderuar pjesëmarrës – gjenerata jonë e realizoi. Të gjithë duhet të jemi krenarë për këtë.
Sot populli maqedonas është anëtar i barabartë në numrin e popujve me kulturë të njohur në tërë botën. Gjuha jonë maqedonase është e barabartë me gjuhët botërore dhe e njohur nga e tërë bota.
“Ne jemi të detyruar të duam gjuhën tonë, për shkak se është e jona, gjithashtu siç është edhe atdheu ynë”, tha Misirkov. Po, vizioni i Misirkovit më i fuqishëm se kurrë, sot është misioni ynë aktiv.
Për këtë shkak, të nderuar përfaqësues të unionit akademik, profesorë, dekanë, drejtorë të institucioneve nacionale, të nderuar mysafirë, të pranishëm, përfaqësues të mediave.
E përshëndes organizimin e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare për gjuhën maqedonase si burim i hulumtimeve filologjike dhe kulturore, si mundësi për promovimin dhe avancimin e gjuhës maqedonase.
Me pjesëmarrjen time këtu, si Kryeministër, dërgoj porosi që kjo Qeveri është e përcaktuar për mbrojtjen, afirmimin, mbështetjen e përdorimit të gjuhës sonë burimore maqedonase dhe do të mbështesim çdo iniciativë të sinqertë e cila është në dobi të avancimit të gjuhës bashkëkohore maqedonase.
Misioni ynë i përbashkët, si opinion ekspert, social dhe publik, shpie drejt mbrojtjes dhe avancimit të gjuhës maqedonase në vendin tonë, mes gjeneratave të sotme të cilëve u është dorëzuar dhe drejt gjeneratave të ardhshme, për të cilat ne kemi detyrë t’ua japim gjuhën maqedonase – të ruajtur.
Të gjithë ne kemi një përgjegjësi edhe më të madhe, nëse merret parasysh që sot, gjuha maqedonase, të cilën e kemi vendosur në nivelin e gjuhëve të barabarta në Evropë dhe në Botë, duhet të mundësojmë që atje të zbatohet. Këtë veçanërisht e theksoj, nëse merren parasysh pritjet për një hap në perspektivat euro-atlantike dhe për nevojën e përdorimit zyrtar të gjuhës maqedonase në institucionet evropiane.
Këto ditë duhet të fillojë diskutimi publik për Propozim- ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase, që parasheh ndër tjerash, punësimin e lektorëve të diplomuar të gjuhës maqedonase në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike në vend, në të gjitha fushat në nivel shtetëror dhe privat në vend, por edhe afirmim më aktiv i gjuhës maqedonas jashtë vendit.
Kjo planifikohet përmes trajnimit së lektorëve të mëparshëm, por edhe hapjes së lektorateve të reja të gjuhës maqedonase në universitetet e huaja, institucionet e arsimit të lartë dhe shkencor që merren me gjuhën maqedonase, në vendet ku është studiuar gjuha maqedonase, por edhe në vendet ku do të studiohet në të ardhmen. Veçanërisht në shtetet, Serbi, Bullgari, Greqi, Shqipëri, Kosovë, por edhe në vendet e tjera fqinje si Kroaci, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Itali, Hungari, Rumani, Turqi.
Për të afruar përdorimin e drejtë të gjuhës maqedonase tek të rinjtë dhe për të motivuar krijimin e kuadrove profesional të cilët do të përcjellin njohuritë për gjuhën maqedonase, nevojiten të rinj në atë sferë, me propozim ligjin vendosim studim të detyrueshëm të gjuhës maqedonase në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në dy semestra, gjë që nuk ka qenë praktikë deri më tani. Për herë të parë parashihen bursa për studentët e gjuhës dhe letërsisë maqedonase për tre ciklet e arsimit të lartë edh në të gjitha universitetet në shtet.
Përkushtimi ndaj Këshillit të themeluar të gjuhës maqedonase pranë Qeverisë tregon se sa jemi serioz në përpjekjet tona që të avancohet përdorimi i gjuhës maqedonase. Në ndryshimet e ligjit është edhe propozimi i tyre për të mësuar gjuhën maqedonase në kuadër të qendrave kulturore në ambasadat tona jashtë vendit, sipas interesit të shprehur të maqedonasve në diasporë.
Ju e dini që ne po përpiqemi t’i mbështesim institutet nacionale që ishin lënë pas dore nga qeveritë e mëparshme. Ndihmuam në përmirësimin e kushteve të punës në Institutin e Gjuhës Maqedonase me kompjuterë të rinj, me kondicionerë në të gjithë ndërtesën, një amfiteatër të rinovuar dhe modern. Pas 19 vjetësh, kemi punësuar një doktor të ri të shkencës. E dimë që nevojat tuaja janë reale dhe për këtë arsye, në vitin e ardhshëm do të përkushtohemi të rritet numri i kuadrit të ri të punësuar dhe mësimdhënës.
Gjithashtu, me 25 përqind vendosëm që pagat të rriten nga tetori i këtij viti në institucionet nacionale, të cilat mbetën me paga të ulëta nga viti 2008. Ne gjithashtu parashikojmë mjete për punën me stazh që nuk është marrë një kohë të gjatë.
Në kuadër të veprimtarisë botuese për vitin 2019, si asnjëherë deri më tani janë mbështetur të gjitha revistat, përmbledhjet dhe monografitë e Institutit të Gjuhës Maqedonase, ndërsa bëjmë përpjekje për të financuar projektet nacionale, që para 10 viteve ishte tërësisht e hequr.
U bëj thirrje juve, shkencëtarë dhe profesorë, gjuha maqedonase është atdheu ynë, porosia e Misirkovit, të realizojmë dhe përcjellim gjuhën maqedonase.
Ju dëshiroj Konferencë të suksesshme, të nderuar të pranishëm, tha Kryeministri Zaev në fjalimin e tij.
Në Konferencën Ndërkombëtare për Gjuhën Maqedonase, u shpreh falënderim deri te Kryeministri Zoran Zaev dhe Qeveria për përpjekjet për paga më të larta të kuadrit në institute, për përmirësimin e kushteve të punës në veprimtarinë shkencore dhe për njohjen e nevojës për mbështetje të fortë për mbrojtjen dhe afirmimin e gjuhës maqedonase.