Për luftën kundër ndotjes së ajrit sigurojmë disa herë më tepër para nga cilido buxhet paraprak, tha Kryeministri Zaev në debatin për Buxhetin 2020 në servisin nacional radiodifuziv dhe shtoi se 100 milionë denarë shtesë në programin e Qeverisë në Sekretariatin e Përgjithshëm, ku drejtpërsëdrejti realizohet politika për luftën kundër ndotjes së ajrit, 618 milionë denarë, ose 10 milionë euro nga ESM drejtpërdrejt për invertorë.
Ai theksoi se edhe në buxhetet e më tepër ministrive janë paraparë programe ekologjike, në të cilat hyn edhe ndotja e ajrit dhe se në përgjithësi bëhet fjalë për mbi 15 milionë euro për luftën kundër ndotjes së ajrit.
“Ne nga ESM-ja ndamë 40 milionë euro për inverorët, nëse implementohen 10 milionë do të vazhdojmë më tej pa kursim. Nëse arrijmë ti implementojmë dhe realizojmë, do të bëjmë gjithçka për të vazhduar me këto masa. Në mbledhjen e 166-të të Qeverisë sollëm vendim që të fillojë fushata për njoftimin e qytetarëve si të aplikojnë për invertorë dhe cili ka të drejtë të aplikojë”, njoftoi Kryeministri Zaev lidhur me fondet të cilat janë paraparë në Buxhetin e vitit të ardhshëm, dedikuar për luftën kundër ndotjes së ajrit.
Kryeministri Zaev tha se vazhdon investimi në rrjetin e gazifikimit, për gazsjellësin i cilin kalon nëpër Shkup, Tetovë dhe Gostivar, ndërse vitin tjetër do të vazhdojë rruga drejt Kërçovës dhe do të investohet në rrjetin drejtpërdrejtë në qytetet.
Siç theksoi Kryeministri, të gjitha këto aktivitete, paraqesin investim indirekt në luftën kundër ndotjes së ajrit, duke theksuar se nëse fillon të ndërtohet më herët gazifikimi në vend të ndërtimeve “Shkupi 2014” rezultatet në lidhje me luftën kundër ndotjes së ajrit do të ishin më të mira.
Kryeministri Zaev theksoi se në masat për menaxhimin me ndotjen e ajrit përfshihet edhe mbështetja e madhe për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërira, si dhe ndryshimi i të gjitha filtrave në kopshtet, shkollat, ndryshimi në sistemet e ngrohjes ku ka gaz, si Strumicë, Kumanovë, Çair, Burgu “Shkup”.
“Të gjitha këto janë pika të cilat i paguajnë ministritë e ndryshme. Bëjmë analiza shtesë për punët aktuale në shumë vende, siç është zgjidhja e problemit me ndryshimet e temperaturave, të cilat shkaktojnë mbajtjen e fundërrinës në lugina. Punojmë, edhe pse duket se menjëherë qytetarët nuk mund ti vërejnë rezultatet, jemi të përqendruar në këtë”, theksoi Kryeministri Zaev.