Fëmijët “pushtuan” Qeverinë në Ditën Botërore të Fëmijëve

Fëmijët e vendit tonë sot “pushtuan” Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve dhe 30 vjetorit të miratimit të Konventës së KB-së për të Drejtat e Fëmijëve, përfaqësuesit e tyre morën pjesë në punën e takimit të nivelit të lartë “Për fëmijët, nga fëmijët” me Kryeministrin Zoran Zaev, ministren e Drejtësisë Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, sekretari shtetëror i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Enver Husein, sekretari shtetëror i Ministrisë për Punë të Jashtme Zoran Popov dhe këshilltarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Jasminka Angellova. Fëmijët e vendit tonë sot “pushtuan” Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve dhe 30 vjetorit të miratimit të Konventës së KB-së për të Drejtat e Fëmijëve, përfaqësuesit e tyre morën pjesë në punën e takimit të nivelit të lartë “Për fëmijët, nga fëmijët” me Kryeministrin Zoran Zaev, ministren e Drejtësisë Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, sekretari shtetëror i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Enver Husein, sekretari shtetëror i Ministrisë për Punë të Jashtme Zoran Popov dhe këshilltarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Jasminka Angellova.

Në fjalimin e tij hyrës Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zoran Zaev në takimin me fëmijët me rastin e Ditës botërore të fëmijëve dhe 30 vjetorin nga Konventa e KB-së për të Drejtat e Fëmijëve, në të cilin morën pjesë edhe ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar, përfaqësuesja e UNICEF-it Patricija Dixhovani si dhe deputetja dhe kryetarja e Klubit për Çështje të të Rinjve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Ivana Tufegxhiq, theksoi se takimi i Qeverisë me përfaqësuesit e fëmijëve nga vendi ynë është për të biseduar, për ti dëgjuar sugjerimet, idetë dhe propozimet për temat që i interesojnë fëmijëve.

 

Në punën e takimit me përfaqësues të Qeverisë u kyçën edhe Aleksandar Stupar, Stefat Mitiq, Miahela Trajkovska, Bisera Shegmanoviq, Iskra Sekiri, Luka Paviqeviq dhe Eliza Abdija, të cilët si përfaqësues të të rinjve prezantan pikëpamjet e tyre mbi çështjet e mjedisit, për punësimin e të rinjve, për arsimim më cilësor, për kyçjen e të rinjve në krijim e politikave, për dhunën në shkolla si dhe për gjithëpërfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuara.

 

Në debatin e hapur më vonë, ministrat e Qeverisë theksuan se sot Qeverinë e “pushtuan” fëmijët dhe të rinjtë të cilët plotësisht janë të emancipuar në qëndrimet e tyre për çështjet në interes të tyre dhe tregojnë aktivitet maksimal në realizimin e të drejtave të tyre për tu kyçur në sjelljen e politikave në interes të tyre.

 

Për pjesën më të madhe të mendimeve dhe sugjerimeve të tyre u konfirmua se do të kërkohen zgjidhje dhe se do të organizohen takime dhe debate nëpërmjet organizatave të tyre përfaqësuese për realizimin e zgjidhjeve të cilat i propozojnë fëmijët dhe të rinjtë.