Shtesa për të rinjtë në shumë prej 3,000 denarësh në muaj do t'u paguhet punonjësve të rinj deri në moshën 23 vjeçe me së paku të kryer shkollim të mesëm në veprimtaritë e prodhimit për të përforcuar standardin e tyre dhe për të stimuluar tërheqjen e profesioneve profesionale për të cilat në tregun e punës në vendin tonë ekziston interes i theksuar, theksoi Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, i cili me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe me drejtoreshën e Agjencisë për Punësim të Maqedonisë së Veriut, Biljana Jovanovska, në kompaninë “Rimes” promovuan këtë masë.
Për përfitimet e kësaj mase të rëndësishme për të rinjtë u miratua mbledhja e 164-të e Qeverisë dhe deri te shtesa e të rinjve do të kenë qasje të rinjtë që janë të punësuar me sigurim social të detyrueshëm te punëdhënësi ose janë të vetëpunësuar në kompani me një veprimtari kryesisht prodhuese; të rinjtë që janë të punësuar përmes një Agjencie private për punësim te një punëdhënës me veprimtari kryesisht prodhuese, si dhe fermerët e rinj individualë me sigurim të detyrueshëm social.
"Kjo masë për të mbështetur standardin e të rinjve, përfshirë mbështetjen për subvencionimin e kontributeve në kompanitë që do të rrisin pagat e të rinjve deri në moshën 23 vjeç në 6,000 denarë, ndjeshëm forcon standardin e qytetarëve tanë të rinj. Të gjitha këto masa, duke përfshirë masat për të stimuluar interesin për arsim të dyfishtë, gjegjësisht profesional, fondi i rritur i Masave operative për punësim që përfshijnë trajnime dhe aftësim të të rinjve me profile që kërkohen në treg, në masë të madhe hap mundësi për punësimin e bashkëqytetarëve tanë të rinj", theksoi kryeministri Zaev në deklaratën për mediat në promovim dhe shtoi se përveç kontributit për standard më të lartë të jetesës së të rinjve, me këtë masë u dilet në ndihmë edhe nevojave të punëdhënësve me fuqi punëtore të kualifikuar , të cilën ata e kërkojnë në mesin e të rinjve me arsim profesional.
Me futjen e shtesës për të rinjtë, Qeveria vazhdon të punojë me përkushtim në përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë në Maqedoninë e Veriut, duke i përfshirë edhe të rinjtë, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.
"Nëse shtesa e të rinjëve jep rezultate pozitive, në të ardhmen ne do të punojmë për të zhvilluar masa të tjera të tilla krijuese me të cilat do të stimulojmë punësimin e të rinjve. Nga biseda me nikoqirët në këtë kompani prodhuese 10% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve janë të rinj dhe kjo është mirë ”, tha Carovska.
"Nëse shtesa e rinisë jep rezultate pozitive, në të ardhmen ne do të punojmë për të zhvilluar masa të tjera të tilla krijuese me të cilën do të stimulojmë punësimin e personave të rinjve. Nga biseda me nikoqirët në këtë kompani prodhuese 10% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve janë të rinj dhe kjo është mirë ”, tha Carovska.
Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit, Biljana Jovanovska tha se shtesa e të rinjve do të jepet përmes Agjencisë për Punësim me një procedure të thjeshtë të aplikimit për masën.
"U bëj thirrje punonjësve të rinj deri në moshën 23 vjeç në prodhimtari, në Agjenci të dërgojnë kërkesë dhe llogari të transaksionit, në mënyrë që të mund të realizojnë këtë të drejtë. Kjo vlen edhe për punësimet e reja në veprimtarinë prodhuese. Në këtë proces Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejtpërdrejt do të bashkëpunojë me punonjësit e rinj dhe nuk do të ketë ndërmjetësim me kompanitë ”, tha Jovanovska.