Ekipet të përbëra nga 42 pjesëtarë në forcat republikane për mbrojtje dhe shpëtim, të koordinuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në pajtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej dje pasdite ndodhen në Shqipëri për të ndihmuar në aksionet për shpëtim të autoriteteve lokale.
Prej mbrëmë, ekipet e forcave republikane – ekipi për mbrojtje nga rrënojat të DMSH-së, nëpërmjet oficerit për lidhje marrin detyra komplekse për ndihmën e parë dhe nxjerrjen e qytetarëve të goditur në Durrës, si dhe për sanimin e dëmeve nga tërmeti katastrofal.
Përveç ekipeve të DMSH-së janë dërguar edhe pajisje teknike të specializuar, ambulancë, pajisje mjekësore dhe teknike, si dhe mekanizëm bashkëkohor i cili shfrytëzohet për të arritur tek të mbijetuarit eventual.
Në teren janë edhe përfaqësuesit e MPB-së me qen shpëtimtar, i trajnuar posaçërisht për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja.
Deri tani ekipet kanë gjetur dhe nxjerr nga rrënojat dy persona të vdekur, në dy lokacione në ndërtesat e rrënuara.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje solli vendim që të ndahen 6 milionë denarë si ndihmë financiare fillestare për sanimin e pasojave nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.