Zëvendës-kryetari i Qeverisë i angazhuar për sistemin politik, Ljupço Dimovski, u takua me ambasadorin e sapoakredituar të Delegacionit të Bashkimit Evropian, SH.T. Mihalis Rokas.
Duke e uruar ambasadorin për detyrën e re, zëvendës-kryetari Dimovski e falënderoi ambasadorin Rokas për mbështetjen e vazhdueshme të delegacionit të BE-së në procesin tonë të integrimeve evropiane.
Pikat kryesore në bisedën e hapur dhe të frytshme ishin aktivitetet e Qeverisë në periudhën e ardhshme dhe sfidat në përshpejtimin e procesit të hapjes së negociatave, sundimin e së drejtës duke rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, tejkalimin e çështjeve të hapura dhe intensifikimin e rritjes ekonomike edhe me mbështetjen e parashikuar financiare nga Bashkimi Evropian.
Në të njëjtën kohë, u nda qëndrimi për mundësi të reja për bashkëpunim edhe më të thellë me delegacionin e BE-së.