Zëvendëskryetari i Qeveris përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, ka zhvilluar një takim kortezie me ambasadorin e sapoakredituar të Francës në Maqedoninë e Veriut, SH.T. Christophe Le Rigoller.
Duke e uruar për detyrën e re, z. Fetai falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në rrugëtimin tonë evropian.
Theksi kryesor në bisedën me bashkëbiseduesin u vu në aktivitetet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, vazhdimin e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë e reja për bashkëpunim.