“Unë paralajmëroj gjatë gjithë kohës se nuk duhet të luhet në kartën etnike dhe fetare, sepse kjo është karta në të cilën këta kriminelë, të cilët kanë fituar në kurrizin e popullit vitet e kaluara, do të përpiqen të shkaktojnë destabilitet dhe kështu më tutje ndërsa këto janë incidente të tilla të izoluara që do të pasojnë. Keni dëgjuar deklaratën e kryepeshkopit, keni dëgjuar dhe lexuar konferencën për shtyp, i cili distancohet nga incidente të tilla, banorët e fshatit Gallatë që distancohen edhe nga incidente të tilla. Por ajo që është interesante është se në rrjetet sociale janë shfaqur disa fotografi të njërit prej personave që e shfaqin atë në shoqërinë e personazheve aktivë politik, nëse kemi parasysh prejardhjen politike dhe mbështetjen e Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, por edhe struktura e policisë që është në NJPB të Gostivarit, atëherë shumë lehtë mund të arrihet në konkludim se kjo është pjesë e atij folklori që po përgatitet për mbjelljen e padurimit etnike dhe fetare dhe tentativës për destabilizim”, tha Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetje gazetareske se cili është komenti i tij në lidhje me ngjarjet në kishën në fshatin Gallatë.
Ai shtoi se incident të këtij lloji do të ketë edhe në periudhën në vijim.
“Dhe këto lloj incidentesh do të ndodhin në periudhën në vijim. Pse? Sepse ne si Qeveri nuk mundemi, duke marrë parasysh ndryshimet e fundit në Ligjin për Policinë dhe Ligjin për punë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të bëhen ndryshime në strukturat drejtuese, sepse ato janë të kufizuara në pesë vjet përvojë në një post të lartë, ju e dini se për shtat vite se kush ishte te ne në Qeveri në Maqedoni, kështu që në dy-tre muajt e ardhshëm do të duhet të bëhet një ndryshim në atë ligj për të sjellë një ndryshim në ato struktura drejtuese në mënyrë që të mund të kontrollojmë realisht situatën. Ndryshe, gjatë kësaj periudhe, mos kini dyshime se këto elita politike të korruptuara nga e kaluara do të tentojnë të krijojnë konflikte dhe tensione etnike përmes qendrave të tyre, të cilat ende janë me ndikim në të gjitha llojet e institucioneve, por ne e kontrollojmë situatën, tha ai shtoi se është reaguar shpejtë dhe nuk ka mbështetje nga banorët.
“Kjo situatë u zgjidh shpejt, e shihni, nuk gjen mbështetje në popullatë, vetë banorët e fshatit Gallatë, do të thosha e hodhën poshtë të gjithë këtë, vetë Peshkopi i Dioqezës Gostivar- Pollogë i hodhi poshtë të gjitha këto, kështu që unë apeloj, tani në momentet kur prodhimi industrial filloi të rritet, industria prodhuese, kur ulet inflacioni, kur bëhen reforma, kur merren masa vërtet të mira dhe investime të huaja, më në fund shohim rritje në tremujorin e dytë, të mos lejojmë që fantazmat e tilla të korruptuara të së shkuarës të na tërheqin prapa. Duhet të ecim përpara dhe duhet të luftojmë për të ecur përpara”, ishte decid Kryetari Mickoski.