Zaev: Mbështesim sportin, sportistët dhe veteranët sportiv, fitojnë kushte të autorizuara për sigurim pensional dhe shëndetësor dhe tw hyra pas përfundimit të karrierës sportive

Me qëllim avancimin e politikave të sportit dhe rolin e shtetit në sport dhe sportin në shtet, në fokus  të eliminimit të të gjitha  fenomene devijuese në sport, si dopingu, huliganizmi, dhuna dhe krimi, sot në Qeveri u mbajt  konferenca  “Sporti për shtetin, shteti për sportin”, nën organizimin e Shoqatës për Gazetarë Sportiv, Komitetit Olimpik të Maqedonisë, me mbështetje të Agjencisë të  për të Rinj dhe Sport.

Kryetari  i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, hapi konferencën dhe theksoi se i paraqet  një nder të  veçantë që po mban fjalim në një ngjarje kushtuar sportit, për më tepër që është organizuar në Qeveri, e cila, si asnjë qeveri e mëparshme, mbështet sportin, edukatën  fizike  si dhe rritjen e numrit të të rinjve dhe qytetarëve që merren me sport.

 “Në mënyrë aktive zbatojmë në atë drejtim. Si asnjëherë më parë, krahas mjeteve ekzistuese financiare, Qeveria në vitin 2020 injekton katër milion euro shtesë për zhvillimin e sportit maqedonas nëpërmjet sistemit të vauçerëve të modifikuar dhe të adaptuar, me të cilët mbështetja financiare e përgjithshme do të jetë 10 milion euro”, tha Kryeministri Zaev dhe apeloi deri te të gjithë afaristët dhe kompanitë private në shtet që ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të blejnë vauçer në vend se të paguajnë tatim të fitimit prej 50 për qind nga fitimi tyre, dhe të ndihmojë sportin me para të cilët përsëri do t’i paguajnë në Buxhetin e shtetit.

Si projekt kyç në pjesën e infrastrukturës së sportit, Kryeministri Zoran Zaev theksoi ndërtimin e Shtëpisë së sporteve, në Komunën e Aerodromit.

“Aty jemi në fazë më të avancuar. I gëzohemi asaj  që  e krijuam dhe i mbetet për shekuj sportit maqedonas. Prej këtij viti, tandem i arsimtarëve ligjërojnë edukatë fizike në klasë të parë dhe radhazi deri në klasën e pestë, ashtu siç është e paraparë me Ligj. Reforma ‘tandem-partner arsimtar’, për të përmirësuar cilësinë e edukatës fizike, për t’i avancuar aftësitë fizike, aftësitë motorike dhe njohuritë në sferën e kulturës fizike dhe asaj të shëndetit. Presim edhe sukses të madh në largimin e skoliozës dhe të gjitha llojeve të deformiteteve të cilat paraqiten te gjeneratat e reja”, tha Zaev.

Për zgjidhjen e njërit prej problemeve me sallat e sportit dhe kthimit të sallave në duar të qytetarëve dhe sportistëve, drejt komunave dhe federatave, Kryeministri Zaev tha se me këtë korrigjohet padrejtësia shumëvjeçare, dhe labirintet shumë vjeçare të manipulimeve me objektet sportive, ato përsëri vendon në funksion të sportistëve dhe qytetarëve.

“Sallën në Kala sot e shfrytëzon Federata e Basketbollit. U janë kthyer objektet Komunës së Kumanovës, Komunës së Radovishit,  po kërkohen lokacionet të përshtatshme për federatat tjera dhe janë në pyetje ditët për kthimin e sallës së Partizanit në pronë të Komunës së Karposhit. Jemi në rrugë të mirë edhe më në fund ta mbyllim Ndërmarrjen Publike për Ekonomizim me Objekte dhe Terrene Sportive”, tha Zaev dhe shtoi se me hyrjen në BE  dhe shfrytëzimin e fondeve, sporti me të gjitha elementet  duhet ti arrijë standardet më të larta profesionale, me të cilën do të jemi krah për krah me shtet evropiane më të zhvilluara.

Lidhur me tejkalimin e dhunës, racizmit dhe padurimit në pjesën e sportit, Kryeministri Zaev tha se duhet nëpërmjet sportit të gjithë së bashku të punojmë në partneritet me ekipet lokale, federatat, organizatat dhe institucionet tjera.

“E avancuam dhe intensifikuam bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore, Komitetit Olimpik dhe federatave të sportit. Duhet që të gjithë bashkërisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirës me të gjitha kapacitetet tona ti eliminojmë të gjitha fenomenet devijuese si dopingun, huliganizmin, dhunën dhe krimin në mënyrë që ta vendosim sportin lartë në piedestalin e vlerave”, nënvizoi Kryeministri Zaev.

 

Kryeministri ka konfirmuar se po bëhet analizë dhe po shqyrtohen modelet më të mira për t’u mundësuar sportistëve, si ambasadorë më të mëdhenj pas përfundimit të karrierës të trajtohen ashtu siç u takon.

“Ata janë lënë në margjinat e shoqërisë, pa asnjë ditë përvojë pune, pa sigurim shëndetësor dhe shpesh pa profesion alternativ dhe arsim të cilin e kanë lënë anash gjatë ndërtimit të karrierës të tyre sportive. Këta persona nuk guxojnë të jenë të harruar nga shoqëria. Do ta tejkalojmë këtë problem sistematikisht dhe veteranët tanë do të fitojnë kushte më të volitshme për sigurim shëndetësor dhe pensional, të hyra apo rrogë e cila doemos të jetë e siguruar”, theksoi Zaev duke rrumbullakuar që Qeveria dhe Agjencia për të Rinj dhe Sport në mënyrë të vazhdueshme investon, siguron kushte për mundësi sportive cilësore dhe ndërton bashkëpunime në partneritet me të gjitha federatat sportive, institucionet dhe organizatat.