Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot ishin në Strumicë me rastin e lëshimit në përdorim të kopshtit për fëmijë në Murtino.
Në deklaratën për media, Kryeministri Zaev theksoi se prioritet i Qeverisë është të sigurojë kushte për zhvillim të hershëm fëmijëror, përmes zgjerimit të kapaciteteve të kopshteve dhe forcimin e kuadrit kompetent profesional, me të cilin do të ndërtohet arsim i vërtet parashkollor cilësor.
“Fëmijët janë pasuria jonë, potenciali ynë i fortë dhe kujdesi për ta, për zhvillimin e tyre të hershëm dhe të duhur është prioriteti ynë kryesor dhe ky kopsht e dëshmon këtë. Dhe nuk është vetëm ky kopsht. Për dy vite, në territorin e të gjithë vendit tonë ndërtuam ose janë në rrjedhë të ndërtimit edhe projektet për afro 70 kopshte. Një iniciativë të tillë, për një periudhë kaq të shkurtër, nuk është shënuar në historinë e Maqedonisë së Veriut”, tha Kryeministri Zaev.
Pa mbaruar një muaj, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska nënshkroi marrëveshje për grande për ndërtimin e kopshteve të reja me pesë komuna me vlerë të përgjithshme 228.100.000 denarë.
“Në kopshtet e reja hapet hapësirë për 760 fëmijë të rinj. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, në vendin tonë do të ndërtohen objekte të tilla të mëdha, për shkak se e njohim rolin kryesor të arsimit parashkollor për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se po investohet edhe në njerëz që i ndërtojnë gjeneratat e ardhshme përmes rritjes së pagave dhe forcimit të kompetencave të kuadrit në kopshte.
“Vetëm këtë vit kemi siguruar 1.400 pëlqime për punësime në kopshte. Duke filluar nga paga e qershorit, të cilën pjesës më të madhe të punonjëseve tanimë ia kanë paguar, kuadri profesional në kopshte mori rritje prej 16% që është rreth 3.000 denarë në vlerë neto për punonjës”, tha Kryeministri Zaev dhe iu falënderua partnerëve, BE-së dhe Bankës Botërore, të cilët përmes Ministrisë së Financave e mbështetën financiarisht shndërrimin e këtij objekti nga një ndërtesë komunale në një kopsht fëmijësh.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska tha se vetëm këtë vit në rajonin e Strumicës hapen edhe dy kopshte të reja, ndërkaq për vitin e ardhshëm është planifkuar investim edhe ne tre të tjera.
“Kujdesi për fëmijët dhe investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijëve është prioritet i Qeverisë, por edhe i vetëqeverisjeve lokale. Me të vërtet kam kënaqësi që përmirësohen kushtet për qëndrim në pjesën më të madhe të kopshteve në vendin tonë, veçanërisht në vendet rurale të cilët ndër vitesh ngelën të harruara. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale vazhdon me përkushtim të investojë në mbrojtjen e fëmijëve dhe me këtë investon në të ardhmen e çdo fëmije në shtetin tonë. Për vitin e ardhshëm në Buxhet ndamë 105 milionë denarë për rekonstruim, pajisje dhe ndërtim të kopshteve për fëmijë, ndërkaq në dy vite e gjysmë të kaluara si Qeveri kemi investuar mbi 180 milionë denarë”, tha Carovska.