Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, me ftesë të Kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, inspektoi punimet e ndërtimit për rikonstruimin e një prej rrugëve më të njohura në Shkup - bulevardin "Nikolla Karev" i njohur si "Rruga e plastikave" e cila i lidhë katër komunat - Gazi Baba, Çair, Qendër dhe Karposh.
Kryeministri Zaev në deklaratën për media theksoi se punimet intensive ndërtimore për rikonstruimin e një numri bulevardesh, rrugësh dhe rrugësh kryesore të qytetit po vazhdojnë në dhjetë komunat e Shkupit, duke shtuar se shembulli i Qytetit të Shkupit është një nxitje për komunat e tjera në shtet që tërësisht të ju dalin në pah nevojave të qytetarëve për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e zgjidhjeve moderne të trafikut për lëvizje të qëndrueshme urbane, dhe për një efikasitet më të madh të trafikut të qytetit.
“Këtë bulevard çdo ditë e shfrytëzojnë dhjetëra mijëra vetura, ndërsa ky aks është i rëndësishëm për shkak të numrit të madh të afaristëve, numrit të madh të frekuentimit të qytetarëve apo bashkëpunëtorëve dhe furnizuesve të afaristëve që këtu kanë objekte tregtie. Me rikonstruim janë të përfshirë 1.400 metra, në kryqëzimin nga qarkorja te Bit Pazar deri tek kazerma Ilinden”, tha Kryeministri Zaev.
Bulevardi Nikolla Karev në të njëjtën kohë është lidhje e portës lindore dhe perëndimore të qytetit të Shkupit që e bën edhe më të rëndësishme këtë rrugë me interes për qytetarët e kryeqytetit, por edhe të Republikës që në numër të madh e shfrytëzojnë për çdo ditë këtë Bulevard”.
"Kur rikonstruimi të ketë mbaruar, bulevardi do të marrë 4 korsi të plota funksionale, biçikleta në të dy drejtimet dhe trotuar për këmbësorë. Është projektuar infrastruktura e re e kanalizimeve atmosferike dhe e furnizimit me ujë, si dhe ndriçimi i ri dhe gjelbërimi i rëndësishëm ”, tha Kryeministri Zaev.