Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në shoqërim të Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe drejtorit të Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darijan Sotirovski sot realizuan takim me Patriarkun Ekumenik z.z Bartolomeu në selinë e Patriarkanës së Kostandinopojës në Stamboll.
Në takimin i cili u mbajt si rezultat i ftesës që Patriarku Ekumenik ia dërgoi Zoran Zaevit deri sa ishte Kryeministër në Qeverinë e vendit tonë, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, dhe Kryepeshkopit të Patriarkanës së Kostandinopojës ua uruan festën e Lindjes së Krishtit - Krishtlindje, me dëshira për shëndet dhe forcë, shëndeti dhe forca, në paqe dhe qetësi për të vazhduar, si i pari ndër të barabartët në Kishën Ortodokse, për të bashkuar të gjitha kishat motra.
Takimi në selinë e Patriarkanës së Kostandinopojës u mbajt në atmosferë të këndshme dhe gjatë bisedës u dha shpresë se edhe këtë vit Patriarku Bartolomej në shpirtin e tolerancës dhe mirëkuptimit do të vazhdojë të nxisë dialog për gjetjen e zgjidhjeve për të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohet bota ortodokse dhe besimtarët.
Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski, në atmosferë miqësore në takim thirri Patriarkun Bartolomej të vizitojë shtetin tonë dhe të takohet me besimtarët.