Takim i Kryeministrit Spasovski me Kryetarin e Pustecit, Kolevski dhe me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Shqipëri: Falënderim për Qeverinë për bashkëpunimin dhe përkrahjen dhe mundësitë e hapura për realizim të mëtutjeshëm

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me Kryetarin e Komunës së Pustecit, Republikën e Shqipërisë, Pali Kolevski dhe me përfaqësues të Aleancës Maqedonase për Integrime Evropiane, partia e maqedonasve në Shqipëri.

Në takim është  shprehur mbështetja e Qeverisë që në periudhën në vijim  reformat në vend të vazhdojnë, për zbatimin e zgjedhjeve korrekte , dhe për realizimin e qëllimeve strategjike të vendit, integrimin në NATO dhe për hapërim  në integrimin evropian.

Përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Shqipëri falënderuan për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë dhe për përkrahjen që kanë marrë gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, e cila vazhdon edhe sot, siç nuk kanë qenë më parë , siç u vlerësua,  nga ndonjë Qeveri e mëparshme.

Në takim u diskutua mundësia e zbatimit të projekteve infrastrukturore dhe komunale me interes për njerëzit që jetojnë në komunën e Pustecit.

- "Ju keni mbështetjen e Qeverisë,  për mbështetje në nivel principiel me qëllim të avancimit që të përmirësohet jeta e maqedonasve që jetojnë në Shqipëri," tha Kryeministri Spasovski.

Në takim u theksua se marrëdhëniet e mira midis vendit tonë dhe Republikës së Shqipërisë kanë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet midis autoriteteve shqiptare dhe komunitetit maqedonas atje, veçanërisht pasi që për herë të parë në Parlamentin shqiptar ka një deputet nga komuniteti maqedonas i cili ka mundësinë të tregojë hapur nevojat e komunitetit maqedonasit në vend për të gjetur zgjidhje.