Kryeministri Spasovski lidhur me tenderin për centralin e ri fotovoltaik 100 MW në Osllome: Në vendet e ndotësve të mëparshëm, ndërtojmë kapacitete për prodhimin e energjisë së pastër dhe të gjelbër

Kryeministri Oliver Spasovski bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshin dhe drejtorin e përgjithshëm të Elektranat e Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevskin, paralajmëruan ndërtimin e centralit të ri solar në vendin e minierës së mëparshme të qymyrit TEC Osllome, e cila do të prodhojë energji elektrike për 20.000 familje. Investimi i cili është i konceptuar si dy elektrana me nga 50 megavat, do të jetë sipas principit të partneritetit publiko-privat, në të cilin SHA EMV do të jetë partneri publik.

“Shpallja e thirrjes për partneritet publik-privat për ndërtimin e centralit elektrik solar, me fuqi 100 MW, është kapaciteti jonë më i rëndësishëm në tranzicionin drejt kapaciteteve energjetike të pastra ekologjikisht dhe pa karbon. Punët po vijojnë dhe gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, ky central do të fillojë të prodhojë rrymë e cila do të plotësojë nevojat e 2000 amvisërive”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Kryeministri nënvizoi se RMV vitin e kaluar  u shpall si lider në energjetike dhe se qëllimi i Qeverisë, bashkë me të gjithë partnerët e rëndësishëm në këtë tregim të suksesshëm, siç janë SHA EMV, SHA MEPSO dhe të tjerat, është që të mbeten në atë pozitë edhe në të ardhmen.

 

“Qëllimi ynë është të bëjmë shtetin tonë një nga këto vendet evropiane të cilat nga energense fosile, u transformuan në kapacitete  energense të cilat do të shfrytëzojnë diellin, erën dhe ujin. Vendet të cilat dikur ishin burime të ndotjes, sot krijohen kapacitete për prodhimin e energjisë së pastër dhe të gjelbër”, nënvizoi Spasovski.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, theksoi se me Ligjin për energjetikë, Qeveria sjell koncept të ri për mbështetjen e politikave për investimin në burimet e ripërtishme të energjisë nëpërmjet premive dhe njëkohësisht edhe nëpërmjet partneritetit publik-privat.

“Deri para dy viteve patëm prodhim të energjisë elektrike solare me vetëm 20 MW, ndërsa tani do të kemi instaluar fuqi me pothuajse 200 MW. Ftoj të gjithë investitorët në vend dhe të huaj të shqyrtojnë thirrjen publike dhe të marrin pjesë në thirrjen për ndërtimin e këtij centrali të madh fotovoltaik”, tha Bekteshi.

Drejtori i Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski informoi se investimi i ri vendas, do të ndërtohet në rrethin e REK Osllome në Kërçovë.

“Thirrja publike e cila u shpall dje do të vazhdojë deri më 8 maj, bën thirrje për të gjitha firmat e interesuara të ndërtojnë një kapacitet të tillë të madh nga sfera e burimeve të ripërtrishme të energjisë. Investimi ynë i ri, i cili është i konceptuar si dy elektranë me nga 50 MW, do të jetë sipas principit të partneritetit publik-privat, në të cilin SHA EMV do të jetë partneri publik”, tha Kovaçevski.

Ndërtimi i elektranave do të jetë investim i plotë i partnerit privat, ndërsa vlerësimi është se ndërtimi i tyre do të kushtojë diku rreth 80 milionë euro.

“Marrëveshja për partneritet publik-privat do të ketë kohëzgjatje prej 35 viteve, e më pas partneri privat është i detyruar të kalojë të drejtën e pronësisë të elektranëve fotovoltaike te partneri publik – SHA EMV, në gjendje operative të rregullt”, theksoi Kovaçevski.

Drejtori i SHA EMV njoftoi se investitorit i mundësojnë lokacionin, si dhe shërbime dhe informata tjera sistemore. Si kompensim, investitori privat do ti paguajë EMV-së një shumë vjetore në vlerë prej 10 % nga energjia elektrike e shitur me çmim sipas bursës rajonale Hupeks.

Pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes do të jetë edhe fakti që investitori privat do të duhet të merr 100 të punësuar nga REK Osllome, me çka zgjidhet edhe një problem i madh në pjesën e termoelektranës.