Nga mbledhja e 10-të e Qeverisë: Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Gjonul Bajraktar mori autorizimet dhe përgjegjësitë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale; U miratuan mjetet për ASHMAA për vëzhgimin e zgjedhjeve në media;

Në mbledhjen e 10-të të rregullt Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli konkluzion me të cilin konstatohet se janë krijuar kushte nga neni 48, paragrafi 2 i Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore dhe për këtë arsye Gjonul Bajraktar, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale  mori autorizimet dhe përgjegjësitë në udhëheqjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

 

Në pajtim me paragrafin 2 të Nenit 48 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, në pjesën 4 që rregullon udhëheqjen me organet e administratës shtetërore dhe marrëdhëniet tyre të ndërsjella, thuhet se zëvendësi e zëvendëson Ministrin në rast kur ai mungon, për shkak të ndonjë sëmundjeje ose për ndonjë arsye tjetër, nuk mund të kryejë funksionin e tij, me të gjithë autorizimet dhe përgjegjësitë në menaxhim.

 

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi vendimin për aprovimin e mjeteve nga Buxhetit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë prej 5.277.000 denarë Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, për ndjekjen e aktiviteteve të zgjedhjeve në vitin 2020.

 

Në këtë mbledhje Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për zbatimin e masës ekologjike për subvencionimin e qytetarëve me inventorë të shumë efikas për nevojat e amvisërive në komunat Manastir, Kërçovë, Tetovë dhe në Qytetin e Shkupit, të cilat përdorin pajisje për ngrohje joefikase të energjisë në amvisëritë e tyre që ndikojnë në rritjen e përqendrimit të PM10 dhe PM 2.5 me Propozim-vendim për themelimin e Komisionit për zbatimin dhe ndjekjen e realizimit të masës dhe e ngarkoi Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të njoftojë rregullisht Qeverinë për rrjedhën e dhe zbatimin e procedurës.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin për  punën e Komitetit Nacional për lehtësimin e tregtisë, në pajtim me detyrimet e Marrëveshjes për lehtësimin e tregtisë në kuadër të Organizatës Botërore Tregtare.

 

Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë Doganore, të përpilojë Propozim-rregullore me të cilin do të përcaktohen obligimet dhe procedura për konsultime dhe përditësim të rregullt të të dhënave ndërmjet Drejtorisë Doganore dhe organeve të cilat japin leje dhe kryejnë kontrolle në tregtinë ndërkufitare dhe të dorëzojë Propozim-rregulloren  në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shqyrtim dhe miratim.

 

Në pajtim me Raportin, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Drejtoria Fitosanitare, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi, në bashkëpunim me shoqatat tregtare të autorizuara transportuese në mënyrë aktive të marrin pjesë në projektin për matjen e kohës mesatare për lëshimin e mallrave në kufi, si dhe për efektet e projektit për sistem njësportel në kalimet kufitare ku është zbatuar.

 

Qeveria solli vendim për asgjësimin e vendimeve për sistemimin e vendeve të punës dhe urdhrat për kryerjen e punëve dhe detyrave të miratuara nga ministri i Punëve të Brendshme dhe atë vendimi nga 14.02.2020, me të cilin Ivana Kitanovska sistemohet në vendin e punës bashkëpunëtor specialit i sistemit në Njësinë për punë të përbashkëta QR për PK Lindje Byronë për Siguri Publike dhe vendimi nga 06.02.2020 me të cilin Aleksandar Matovski sistemohet në vendin e punës polic në SP në KK Tetovë, SPB Tetovë në Byronë për Siguri Publike.

 

Me vendim të Qeverisë sot u asgjësuan edhe urdhri nga 17.02.2020, me të cilin  Vice Stoleski ngarkohet të kryejë punë dhe detyra në vendin e punës Kryeshef në Njësinë për siguri të informacionit, Sektori për siguri të informacioneve, Njësia për marrëdhënie me publikun dhe çështje strategjike, në Njësitë organizative për nevojat e Ministrisë, si dhe urdhri nga 17.02.2020,  me të cilin Zoran Janakiev ngarkohet të kryejë punë dhe detyra në vendin e punës Komandant i Njësisë për intervenime të shpejta në Njësinë për operacione policore speciale në Byronë për Siguri Publike.