Kryeministri Spasovski në lëshimin në përdorim të teleferikut të ri në ski-qendrën Kodra e Diellit: Treguam mbështetje të fuqishme qeveritare për zhvillim të kësaj  qendëre dimërore 

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për  Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive, Sadulla Duraki, ministri për Ekonomi Kreshnik Bekteshi, ministri pa portofol i ngarkuar për regullativën për përmisimin e klimës investuese të ndërmarrjeve vendase, Hisen Xhemaili, Drejtori i përgjithshëm i SHA EMV Vasko Kovaçevski dhe udhëheqësi  i ELEM Turs, Xhemail Jusufi, morën pjesë në lëshimin në përdorim të teleferikut me gjashtë ulëse në ski-qendrën Kodra e Diellit.

Kryeministri Spasovski theksoi se ky investim i ri dhe pjesëmarrja e delegacionit qeveritar në këtë ngjarje e shprehin mbështetjen e fuqishme qeveritare për këtë qendër dimërore.
Ai theksoi se teleferiku është në kapacitet prej 2,400 skiatorëve në orë dhe është një ndër më bashkëkohoret në rajon.

Njëkohësisht, Kryeministri Spasovski theksoi se përveç teleferikut të ri, Kodra e Diellit do të ketë edhe tre kilometra shtigje të reja për skijim, të cilat në mënyrë shtesë do ti begatojnë ofertat e kësaj pushimore.

“Kodra e Diellit është një nga kapacitetet më të mira me mundësi më të mëdha. Qendra e cila duhet të jetë flamur mbajtës në zhvillimin e turizmit në RMV dhe në këtë drejtim duhet të angazhohemi të gjithë, edhe Qeveria nedhe vetëqeverisja lokale”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Gjithashtu, Kryeministri Spasovski deklaroi se po ndërmerren hapa për revitalizimin dhe janë duke u përgatitur analiza se si dhe në cilin drejtim duhet të zhvillohet kjo qendër turistike.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, theksoi se kjo është një nga investimet më të rëndësishme të SHA EMV dhe të Qeverisë. 

“Në dy vitet e fundit treguam se kujdesemi për Kodrën e Diellit. Përveç këtij investimi që sot e lëshojmë në përdorim, duhet ta përmend rëndësinë e rikonstruimin të rrugës Tetovë – Kodra e Diellit, gjë që ua lehtëson turistëve dhe qytetarëve të vizitojnë këtë destinacion turistik. Ne si Ministri e Ekonomisë, duke vërejtur numrat e statistikës mund të themi se jemi në drejtim të duhur për tërheqjen e investimeve vendase dhe të huaja. Numrat tregojnë se kemi rritje prej 8 % krahasuar me vitin 2018”, nënvizoi ministri Bekteshi.

Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë edhe më tutje të krijojë masa të tilla, me qëllim të sigurojë kushte më të mira dhe infrastrukturë më të mirë për zhvillim të qendrave turistike bashkëkohore, me të cilat do të përmirësohet gjithë ekonomia.

Në ngjarje mbajti fjalim edhe drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski, i cili theksoi se ky projekt ka filluar në vitin 2014, ndërsa aktivitetet e para në teren kanë nisur në vitin 2016.
“Pas disa viteve ndërprerje, në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitin 2019, me ardhjen e menaxhmentit të ri në SHA EMV dhe me ardhjen time në muajin shtator, bashkë me grupin e punës i cili ishte i ngarkuar për zbatimin e këtij projekti, tekstualisht nëpërmjet aktiviteteve me investitorin dhe me realizuesit, arritëm deri në fund të vitit 2019 ta përfundojmë këtë projekt”, theksoi Kovaçevski.
Ai nënvizoi se edhe pse si veprimtari primare e kompanisë SHA EMV është prodhimi i energjisë elektrike, prapë se prapë me anë të këtyre investimeve kompania ndërmerr aktivitete në këtë drejtim të përgjegjësisë shoqërore dhe mbështetjes së komunitetit. 


Drejtori Kovaçevski informoi se projekti është në vlerë mbi 9 milionë euro.