Qeveria solli vendim për vendosjen e gjendjes së krizës në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, katër raste të reja pozitive të virusit korona në Dibër

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme solli vendim për vendosjen e gjendjes së krizës në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në deklaratën e përbashkët për shtyp me ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski.

Ministri Filipçe informoi se të gjithë pacientët, tek të cilët është konfirmuar virusi janë stabile përveç pacientes nga çifti bashkëshortor nga Dibra, tek të cilët fillimisht është konfirmuar virusi. Ajo ka përkeqësime shtesë të gjendjes shëndetësore dhe praktikisht është në kufi që të vendoset në ventilim mekanik. Specialistët shpresojnë se me gjithë terapinë plotësuese do ta tejkalojë këtë periudhë por janë të gatshëm edhe nëse ka përkeqësim shtesë, konform parametrave dhe ngopja e oksigjenit të vendoset në aparat për frymëmarrje.

“Dje me komunikatë informuam për personat e testuar, për të cilët është vendosur indikacion gjatë pasdites dhe të gjithë janë negativë.Sot kanë ardhur për testim materiale nga Qendra për shëndet publik nga Dibra, edhe për 10 persona lidhur me grupin e dytë të të hospitalizuarve, gjithsej 24, të gjithë në izolim shtëpiak. Prej tyre 10 kanë treguar shenja për sëmundje të lartë respiratore. Epidemiologu lokal i ka marrë materialet dhe i ka dërguar në egzaminim – katër prej tyre janë pozitiv, kjo do të thotë edhe katër pacientë të rinj, të cilët do të dërgohen në Klinikën për sëmundje infektive. Të gjithë katër personat janë me pasqyrë të lehtë klinike. Kjo ishte arsyeja pse në mënyrë plotësuese me anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive kemi biseduar këtë mëngjes. Këto informacione i kemi ekspozuar edhe para Komitetit republikan në Qendrën për menaxhim me kriza dhe kjo ka qenë arsyeja pse Komiteti drejtues propozoi që të vendoset gjendje krize në këtë pjesë të komunave Dibër dhe Qendra Zhupa dhe menjëherë pas kësaj në seancën e njëjtë të Qeverisë u mor vendim për kufizim të lëvizjes së njerëzve që jetojnë në këto komuna”, theksoi Filipçe. Konform Ligjit, në 24 orët e ardhshme ne tashmë kemi caktuar mbledhje të Komisioni për sëmundje ngjitëse edhe në Komitetin drejtues edhe një gjatë pasdites që të përpunohet plani operativ, që do të thotë detaje lidhur me atë si do të funksionohet në kuadër të këtyre komunave, ku tani është gjendje krize dhe në bazë të këtyre konkluzioneve dhe masave, që do të merren gjatë pasdites në konferencën për shtyp ose me komunikatë do ta informojnë opinionin”, tha ministri Filipçe.

Ministri Filipçe informoi se një udhëtar është i dyshimtë i cili ka ardhur përmes aeroportit të Shkupit nga Gjermania dhe i cili ka pasur temperaturë të lehtë të rritur dhe për këtë shkak ai është izoluar. Është marrur material për egzaminim dhe janë izoluar edhe një pjesë e njerëzve që kanë qenë ulur rreth tij, në përputje me rekomandimet.

Në Klinikën për sëmundje infektive ka gjithsej nëntë pacientë, ndërsa e sëmura e parë, rezultatet e së cilës janë negative do të lëshohet për mjekim shtëpiak. Nga nëntë pacientët një është nga Shkupi dhe shtatë nga Dibra, dy prej të cilëve janë çifti bashkëshortor, pesë që kanë ardhur pastaj dhe katër sot.
 

“Menjëherë pas arritjes dhe përgatitjes së rezultateve, do të informojmë për gjendjen e tij dhe në bazë të rezultatit do të përcaktohet se si do të mjekohet më tutje, patjetër, e njëjta vlen edhe për udhëtarët e tjer. Sot tërësisht respektohet ndalesa për hyrje të shtetasve të huaj, të cilët vijnë na shtetet me rrezik të lartë, në përputhje me vendimin e djeshëm të Qeverisë”, theksoi ministri Filipçe.
 
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, apeloi lidhur me masat për parandalim të përhapjes së virusit korona, që i ndërmerr Qeveria, të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime ose lloj tjetër të konsultimeve me institucionet shtetërore, atë ta bëjnë në mënyrë elektronike.

“Me qëllim që të ulet frekuentimi dhe radhët për pritje, veçanërisht për dokumentet që u duhen më shumë qytetarëve, përsëri do të theksojmë se ne kemi bërë të mundur marrjen e çertifikatave të lindjeve, martesave dhe vdekjeve në mënyrë elektronike. Deri më tani, qytetarët kanë qenë në gjendje të aplikojnë dërgojnë kërkesë për këto dokumente në mënyrë elektronike, por tani marrja e dokumentit mund të bëhet në mënyrë elektronike. Ky dokument elektronik ka të njëjtën vlefshmëri si dokumentet e në letër. Ky përkujtim vlen si për qytetarët, ashtu edhe për institucionet”, theksoi ministri Mançevski.

Siç informoi ai, në portalin uslugi.gov.mk, për momentin janë të qasshme gjithsej 128 shërbime, të cilat mund të merren vetëm për disa minuta prej në shtëpi. Vërtetimet dhe dokumentet e ndryshme nga institucionet më të vizituara siç janë: Agjencia për Punësim, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Fondet për shëndetësi dhe sigurim pensional, Regjistri Qendror, si dhe disa të tjera, janë të qasshme në mënyrë elektronike.

Për 744 shërbime tjera shtesë mund të lexohen të gjitha informacionet e duhura për procedurë të tërësishme të lëshimit të tyre. Nuk ka nevojë që institucionet të vizitohen fizikisht që të merren këto informacione, tha ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski.