Kryetari i VMRO-DPMNE-së të ndalojë të bën presion ndaj institucioneve dhe të ndalojë ta quajë ndihmën e qytetarëve të cilët kthehen në shtet “shkaterrim i shtetit”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i informon qytetarët se opozita përmes kryetarit  të partisë politike të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bën presion ndaj institucioneve me ç'rast  aktivitetet e organizuara për kthim të qytetarëve të Maqedonisë në vendin tonë  dhe për akomodimin e tyre në karantinë shtetërore i quan "shkatërrim i shtetit".

Njëherit kryetari i VMRO-DPMNE-së mbrëmë me porosi direkte përmes aplikacionit Telegram dërgoi akuza të pabaza dhe presion ndaj Sekretarit të Përgjithshëm  të Qeverisë Dragi Rashkovski,  duke i kualifikuar aktivitetet qeveritare si “turp” ndërsa njerëzit të cilët i organizojnë aktivitetet  si “hajdutë” dhe në të njëjtën kohë  duke shpifur për “provizione”  për organizim e transportit me aeroplan dhe autobus”,

Qeveria e RMV-së, në emër të llogaridhënies dhe sinqeritetin  të cilin çdo ditë e tregon  në komunikimin e tij publik,  në tërësi e  publikon komunikimin me të cilin Hristijan Mickoski ka komunikuar me Dragi Rashkoskin, si dhe të gjitha informatat, procedurat dhe marrëveshjet përmes të cilave bëhet  organizimi i transportit të qytetarëve tanë  nga vendet e huaja  në Maqedoninë e Veriut, transportit  nga aeroporti deri te objekti/hoteli si karantinë shtetërore dhe akomodimi në karantinën shtetërore.

Qeveria i bën thirrje kryetarit të VMRO-DPMNE-së me kujdes  t’i shikojë  faktet e prezantuara,  të ndalet me presionin ndaj institucioneve, të ndalet me përhapjen e dezinformatave se ndihma për qytetarët është turp  dhe t’i përdorë resurset partiake të cilat janë pjesë e Qeverisë teknike dhe të cilët kanë votuar Pro ndihmës së tillë  për qytetarët,  që me të vërtetë t’i ndihmojë vendit dhe popullit  në këto kohë të vështira.

                      

Procedura për organizim të transportit  dhe karantinës shtetërore të qytetarëve të Maqedonisë zhvillohet sipas vendimeve dhe urdhërave të Qeverisë të votuar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, i cili është nga radhët e VMRODPMNE-së, ndërsa e njëjta duket kështu:


01. Fluturimet nga vendet  prej ku vijnë bashkëqytetarët tanë në Maqedoninë e Veriut i realizon  aviokompania VizAir, kompani e zgjedhur sipas kritereve për çmim më të ulët,  ndërsa e paraqaitur në thirrjet publike të Qeverisë.

https://vlada.mk/node/20714

 

02. Çdo qytetar i Maqedonisë i cili kthehet në vendin tonë me transport  të cilin e organizon Qeveria ka obligim vetëm ta paguajë biletën, me ç’rast çmimi i tërësishëm i çarter fluturimit  i cili arrin rreth 32.000 euro ndahen  me numrin e pasagjerëve në aeroplan. Për shembull,  çmimi i fluturimit nga Munihu deri në Shkup arrinte rreth 190 euro për udhëtar (në bashkëngjitje marrëveshja për organizimin e transportit ajror mes Qeverisë dhe secilit qytetar që e shfrytëzon transportin).

Qytetarët të cilët kthehen në vend kontaktohen nga MPJ një ditë përpara,  me ç’rast i marrin  të gjitha informatat në lidhje me transportin dhe me karantinën shtetërore, duke e përfshirë edhe çmimin dhe kushtet e transportit.


03. Gjatë zbritjes në aeroportin e Shkupit, për qytetarët është organizuar transport me autobus nga  transportues i autorizuar i zgjedhur në thirrjen publike, me autobusë nga kompani e çertifikuar. Qytetarët gjatë zbritjes marrin informacion se në cilin lokacion është siguruar karantina shtetërore ku do të dërgohen. Pastaj autobusët janë siguruar me shoqërim policor, ndërsa shoferët  janë me skafanderë dhe pajisje mbrojtëse. Në thirrjen për operator  i cili do të sigurojë  transport të autobusit për qytetarët nga aeroporti deri te karantinat shtetërore,  kompania e vetme që u paraqit ishte “Vardar ekspres”, kompani e cila i plotëson kushtet, disponon me 20 autobiusë  në momentin e njëjtë,  duke e marë parasysh  se gjatë zbritjes së dy aeroplanëve  në të njëjtën kohë,  ajo është shifra e nevojshme  e mjeteve transportuese për  numrin e mundshëm të tërësishëm të pasagjerëve.

04. Qytetarët e Maqedonisë të akomoduar në karantina shtetërore i shfrytëzojnë kapacitetet e objekteve/hoteleve të cilët janë paraqitur në thirrjen publike të Qeverisë (https://vlada.mk/node/20642).  Bëhet fjalë për kapacitet të siguruar prej 2104 shtretërve  për momentin në tërë shtetin, në 19 objekte akomoduese, ndërsa prej tyre  deri tani janë shfrytëzuar rreth 1.200 shtretër.

Qytetarët e vendosur në  karantinat shtetërore  nuk janë kërcënim për askënd, ndërsa objektet i ruajnë policia dhe ushtria. Asnjë qytetar  në karantinë shtetërore  në periudhën prej 14 ditëve  nuk guxon ta lëshojë dhomën, as objektin,  ndërsa secili kat i të gjitha objekteve rreptësisht kontrollohet dhe sigurohet nga ushtria dhe policia. Për secilin prej tyre është bërë anketë epidemiologjike dhe është përcaktuar  regjim përkatës në objektin e karantinës  i cili tërësisht është siguruar dhe i kontrolluar.

Qeveria e RMV-së do të vazhdojë me sinqeritet  dhe në kohë t’i publikojë  të gjitha informatat e lidhura  me koronavirusin në vendin tonë si prioritet i lartë, ndërsa në të njëjtën kohë  apelon te partitë politike të heqin dorë nga përfitimet e përditshme politike. Njëkohësisht, Qeveria apelon te kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski  të ndalet me presionin, të përfshihet në luftën e përbashkët kombëtare me koronavirusin,  t’i dorëzojë të gjitha propozimet e  partisë së tij përmes përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së në Qeveri, ndërsa nëse ka dyshime ose dëshmi  për ndonjë keqpërdorim, të njëjtën menjëherë ta paraqesë te institucionet e sistemit të Maqedonisë.