Spitali “8 Shtatori” vendoset në funksion për ballafaqim me përhapjen e Kovid-19

Kapacitetet e Spitalit të përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” janë vënë në funksion për nevojat në ballafaqimin me  përhapjen e infeksionit të koronavirusit Kovid-19.

Spitali,  i cili deri tani ishte destinuar për pacientë, që ishin të dyshimtë ose pozitiv të koronavirusit,  ndërsa u nevojitej  shërbim tjetër shëndetësor si intervenim – sallë kirurgjike ose angeografike dhe endoskopike,  në bazë të rekomandimeve të Shtabit kryesor  koordinues të krizave për ballafaqim me KOVID-19, në varësi të nevojave  do të bëhet risistemimi i brendshëm i kapaciteteve materiale dhe personelit.

Në varësi të nevojave në spital do të bëhet riorganizimi i hapësirës dhe  kuadrit, ndërsa përmes Qendrës  Triazh pranohen pacientët.

Një e treta e kapaciteteve të spitalit, përkujtojnë në kumtesë, për momentin është destinuar për repart të karantinës me salla  adekuate të operacionit dhe pajisje të domosdoshme për intervenime kirurgjike të pacientëve të dyshuar me Kovid-19.

Në bazë të protokolleve të vendosura gjatë pranimit në spitalin “8 Shtatori”  personat të cilët janë në gjendje të rrezikut për jetë,  ata do të trajtohen  si pozitiv me Kovid-19, pas së cilës menjëherë u bëhet  intervenimi i nevojshëm dhe  në mënyrë adekuate do të akomodohen.

Pacientët,  të cilët nuk janë në gjendje të rrezikut për jetë, ndërsa njëherit trajtohen  si të dyshuar me Kovid-19, do të izolohen në spital deri në marrjen e rezultateve të testit të koronavirusit.

Nga “8 Shtatori” citojnë se me zgjuarsi e ndjekin  gjendjen aktuale me përhapjen e Kovid-19 dhe spitali është i gatshëm  të organizohet dhe në mënyrë adekuate të funksionojë sipas nevojave të pacientëve dhe situatës së  shtruar.  .