Këtë vit Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 Majin, festën e punëtoreve dhe punëtorëve, e festojmë në gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të pasojave nga kriza ekonomike-shëndetësore nga virusi korona.
Përveç shëndetit të qytetarëve, kriza kërcënoi të rrezikojë mijëra vende pune dhe për këtë arsye Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi shëndetin e të gjithë qytetarëve në vend të parë në luftën kundër virusit korona dhe menjëherë miratoi masa për ruajtjen e vendeve të punës dhe sigurinë gjatë punës.
Gjendja e jashtëzakonshme dhe virusi korona nuk do të na ndalin që ta festojmë punën e punëtorëve dhe punëtoreve, sepse ata janë forca për zhvillimin e shoqërisë sonë.
Prandaj krijuam masa që në krye të prioriteteve kanë ruajtjen e vendeve të punës dhe pagat e të punësuarve.
Shprehim falënderim për kontributin e punëtoreve dhe punëtorëve edhe në këto kushte të marrin pjesë në qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe aktiviteteve vitale të vendit tonë. Kjo përpjekje, punë dhe angazhim i jashtëzakonshëm i çdo punonjësi duhet të vlerësohet si nga punëdhënësit, ashtu edhe nga shteti.
Në emër të Qeverisë, u jap mirënjohje të madhe të gjithë punonjësve në vend, të cilët edhe njëherë e treguan vlerën e punës dhe solidaritetit. Falënderim të veçantë u dërgoj punonjësve shëndetësorë, si dhe të punësuarve në polici dhe armatë, të cilët nga linja e parë për menaxhim me krizën, i krijojnë kushtet që ta rregullojmë përditshmërinë tonë në normalen e re dhe për avancimin e vendit tonë.
Gëzuar 1 Maji, për shumë vite!