Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot kryen inspektim në ndërtimin e ndërtesës banesore në Probishtip, dedikuar kategorive të prekura sociale të qytetarëve.
Në bashkëngjitje të kësaj kumtese, e përcjellim deklaratën e Kryeministrit Spasovski:
Pandemia me COVID-19 dhe gjendja e jashtëzakonshme për parandalimin e përhapjes së virusit dhe ballafaqimin me pasojat e krizës shëndetësore-ekonomike ndryshoi plotësisht jetën tonë dhe të përditshmërinë e qytetarëve dhe imponoi çështje shëndetësore dhe të sigurisë, si një përparësi kryesore në këtë periudhë të virusit korona.
Megjithatë, edhe në këto kushte, realizimi i investimeve kapitale nuk u ndal. Shumë prej projekteve janë duke u zhvilluar, ndërsa punimet e ndërtimit po shkojnë pa probleme. Edhe në këto kushte, me masat e nevojshme për mbrojtjen personale të punonjësve, në mënyrë intensive punohet për rrugët, ujësjellësit dhe kanalizimet dhe po ndërtohet tubacioni i gazit.
Ndërtimi i apartamenteve sociale është në zhvillim e sipër, të cilat në fushën e ndërtimtarisë janë segment i rëndësishëm i projekteve kapitale. Sot ne inspektuam punimet e ndërtimit të ndërtesës me apartamenteve dedikuar bashkëqytetarëve tanë me rrezik social.
Ky është objekti i parë i tillë në Probishtip në të cilin 48 familje nga kategoritë e prekura të qytetarëve do të gjejnë shtëpinë e tyre të përhershme. Ndërtimi filloi në qershor 2019, dhe sot morëm garanci se do të përfundojë sipas planit të paraparë, gjegjësisht në janar 2021.
Aktualisht, ndërtesat sociale janë duke u ndërtuar në 4 lokacione të tjera në të gjithë vendin, në komunën e Shkupit, Butel, ndërtesë me 312 apartamente, në Negotinë ndërtesë me 62 apartamente, në Sveti Nikollë ndërtohen ndërtesa me 48 apartamente, dhe në Vinicë një ndërtesë me 36 apartamente .
Kjo nismë për ndërtim është rezultat i zbatimit intensiv të masave dhe politikave të përcaktuara për të përmirësimin e pozitës sociale të kategorive të prekura. Ne kemi marrë përsipër dhe po përmbushim detyrimin për të krijuar kushte që të gjithë këta persona të marrin kuëm mbi kokë, siguri dhe kushte më të mira jetese.
Për krahasim, në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2017, gjegjësisht për 6 vite, janë ndërtuar 678 apartamente, ndërsa në periudhën prej 2017 – 2020, ose për tre vite janë ndërtuar dhe janë duke u ndërtuar 897 apartamente.
Është planifikuar të fillojë ndërtimi i 8 objekteve të tilla në të njëjtin numër qytetesh në vend, shumica e të cilëve do të marrin apartamente për herë të parë.
Me këto projekte kapitale, ne po e kthejmë dinjitetin e qytetarëve me masa sociale për të nxjerrë mijëra qytetarë tanë nga zona e varfërisë duke zgjidhur çështjen e strehimit të shumë familjeve. Sigurisht, investime të tilla kontribuojnë edhe në lëvizjen e ndërtimtarisë, të cilat sigurojnë ekzistencën dhe punën e kompanive që punësojnë një numër të madh të qytetarëve, ndërsa ndërtimi i apartamenteve e ndihmon edhe zhvillimin lokal të komunave.
Me këtë Qeveria tregon ndjenjë të përgjegjësisë dhe kujdes konkret për këta qytetarë. Qeveria edhe në të ardhmen do të vazhdojë me aktivitete konkrete sa i përket sigurimit të sigurisë dhe ruajtjes së interesave të të gjithë qytetarëve.