Kryeministri Spasovski dhe ministri Filipçe në vizitë të pjesës së re të ISHP “Spitali i Përgjithshëm” – Strumicë: Duke i përforcuar kapacitetet shëndetësore, duke investuar në resurset njerëzore, krijuam sistem i cili në mënyrë të suksesshme po përballet

Kryetari i Qeverisë Oliver Spasovski, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bashkë me drejtorin e Institutit për Shëndet Publik (ISHP) “Spitali i Përgjithshëm” – Strumicë, Naqe Gogov gjatë vizitës së spitalit, kryen inspektim edhe të pjesës së re me sipërfaqe të përgjithshme prej 6.000 m2, ku janë të vendosura më shumë ambulanca specialistike.

Kryeministri Spasovski, duke theksuar se me ardhjen e kësaj Qeverie dhe Ministrisë së Shëndetësisë ka përfunduar ndërtimi dhe pajisja e Spitalit të Përgjithshëm në Strumicë, ndërtimi i së cilit ka filluar para 33 viteve, nënvizoi se shumë shpejtë mbi 200.000 banorë të Strumicës dhe komunave përreth, siç janë Vasilevë, Bosilevë, Novo Sellë, do të marrin shërbime shëndetësore me cilësi më të lartë.

 

Spasovski theksoi se në pjesën e re të spitalit, të pajisur me pajisje bashkëkohore mjekësore, do të fillojë punën Qendra e Urgjencës për Trijazhin e të sëmurëve, të spitaleve specialistike për kirurgji të përgjithshme, kirurgji plastike dhe rikonstruktive, ortopedi dhe urologji dhe në fazë përfundimtare janë edhe repartet për kirurgji të përgjithshme, gjinekologji dhe akusheri, oftalmologji, otorinolaringologji, neonatalogji, ortopedi, si dhe puna e 8 sallave për operime me pajisje të nevojshme për anesteziologji, reanimacion dhe mjekim intensiv.

 

“Vitin e kaluar, vitin  2020 e paralajmëruam si vit të investimit në kapitalin njerëzor. Prandaj i rritëm pagat e punonjësve shëndetësor, i përmirësuam kushtet për punë, siguruam pajisje të re, por edhe i përmirësuam kushtet në institucionet publike shëndetësore. Me këtë krijojmë kushte që qytetarët të kenë qasje në spektër të zgjeruar të shërbimeve shëndetësore në mjediset e tyre lokale, ndërsa mjekët dhe personeli mjekësor të kenë kushte bashkëkohore për punë, që të ofrojnë shërbimin më të mirë shëndetësor. Dëshmuam se jemi qeveri e përgjegjshme, e cila arriti të rehabilitojë cunamin që gjetëm në shëndetësi, si dhe të përforcojmë sistemin shëndetësor në vendin tonë”, tha Spasovski.

 

Ai theksoi se kriza shëndetësore nga pandemia e virusit korona tregoi se sa e rëndësishme është që sistemi shëndetësorë të jetë stabil dhe me përforcimin e kapaciteteve shëndetësore vijon ballafaqimi me situatën, para së gjithash që të shpëtohen jetë, por edhe të pengohet që kjo krizë shëndetësore të zgjerohet në krizë më të madhe socio-ekonomike, që në masë të madhe do ti prek fëmijët dhe familjet.

 

“Që nga fillimi  i krizës me virusin korona, në çdo paraqitje publike përsëris një gjë – virusin do ta mundim me shumë disiplinë dhe respektim të pakushtëzueshëm të masave. Vetëm së bashku mund ta tejkalojmë këtë gjendje. Besoj që nga kjo krizë do të dalim shumë më të fuqishëm dhe më të zgjuar dhe do të kuptojmë se sa të rëndësishme janë solidariteti qytetar, mbështetja e institucioneve dhe ndihma reciproke”, theksoi Spasovski, i cili shtoi se shpejtësia dhe vazhdimësia e angazhimi tonë përforcimin e sistemit shëndetësor vazhdon.

 

 

Edhe ministri i Shëndetësisë,Filipçe në fjalimin e tij theksoi se pas tre vitesh punë intensive, Strumica u bë me objekt të ri spitalor dhe se këtë e meritojnë të gjithë, punonjësit shëndetësorë, pacientët dhe qytetarët, jo vetëm të Strumicës por edhe nga tërë rajoni.

“Në këtë spital bashkëkohor, të ndërtuar me materiale bashkëkohore, me renditje sipas spitaleve botërore më të zhvilluara, punonjësit shëndetësor do të ndjehen mirë dhe do të mund të japin shërbime shëndetësore cilësore, ndërsa pacientët do të marrin shërbim mjekësor cilësor. Kjo krizë shëndetësore me të cilën po përballemi për momentin, siç është virusi korona, dëshmoi se është shumë e rëndësishme që të kemi spitale bashkëkohore në të cilat pacientët do të mund në kohë të shkurtë dhe në një vend të marrin shërbim shëndetësor, e jo të dërgohen në spitalet përreth në qytetet tjera”, potencoi ministri Filipçe.

 

Ai tha se Qeveria në mënyrë intensive ka investuar në sistemin shëndetësor, para së gjithash në njerëz, në paga, në pranimin e mjekëve të ri dhe infermierëve, si dhe në mjekët e rinj.

 

“U rritën pagat e mjekëve dhe ato tani janë ndërmjet 80 dhe 160 ijë denarë. U pranuan në punë një numër i madh i mjekëve dhe infermierëve. Dhamë mbi 5.000 pëlqime për punësime brenda dy viteve. Të gjithë mjekët e rinj fituan mundësi të punojnë këtu, në institucionet shëndetësore të vendit tonë, të kenë stazh të paguar, të mos diskriminohen në asnjë bazë gjatë pranimit të tyre. Me këtë intensitet dhe dinamikë do të vazhdojmë edhe më tutje, sepse qytetarët tanë, vendi ynë, meritojnë të kenë sistem shëndetësor të përgatitur dhe bashkëkohor, ndërsa qytetarët tanë të kenë vend ku nga ekspertët do të marrin shërbime shëndetësore cilësore”, tha ministri Filipçe.
 

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Strumicë, Gogov, përfaqësuesve qeveritarë u’a tregoji ndërtimin e ri, pjesën e re të zgjeruar, duke dhënë detaje për kapacitetin e shërbimeve mjekësore dhe diagnostifikuese, të cilat këtu në një vend do t’u mundësohen qytetarëve.

 

Drejtori Gogov informoi në mënyrë të detajuar për kapacitetin e 85 shtretërve, prej të cilëve pjesa më e madhe janë të pajisura në mënyrë elektrike me furnizim qendror të gazrave mjekësore, çdo dhome e klimatizuar dhe me dush kabinë.