Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në mbledhjen e dytë të Qeverisë, ministrave dhe ministreve ua dorëzoi mandatin me misionin dhe detyrat e përcaktuara në mandatin e tyre katërvjeçar.
Duke i ftuar që të investojnë përpjekje maksimale dhe të punojnë në mënyrë efikase, Kryeministri Zaev ftoi ministrat dhe ministret të dëgjojnë zërin e qytetarit si drejtim preciz i cili vjen nga niveli më i lartë dhe nga i cili nuk ka devijime, pa dallim të orientimit të tyre etnik, partiak, gjinor, orientimin seksual, identitetin gjinor, racën, ngjyrën e lëkurës, origjinën, përkatësinë e grupit të margjinalizuar, gjuhën, origjinën sociale, arsimin, religjionin, bindjen politike, bindjet tjera, nevojat e veçanta, moshën, gjendjen familjare ose të martesës, statusin pronësor, gjendjen shëndetësore dhe statusin shoqëror.
“Ne, të nderuar kolegë, kemi obligim që ti realizojmë pritshmëritë e të gjithë qytetarëve, ndërsa këto mandate janë një dëshmi, diçka që gjithmonë do të na rikujtojë për atë të cilën jemi të obliguar”, theksoi Kryeministri Zaev para përfaqësuesve qeveritar.
“Vota e secili qytetar është votë për mbrojtje nga virusi korona dhe për përballje me sukses me krizën shëndetësore-ekonomike, votë për ekonominë e re maqedonase, për vende të reja të punës të cilat do të paguhen mirë, për shtet të drejtë, për mjedis të pastër dhe të shëndoshë, për infrastrukturë funksionale, për lidhje efikase në vend dhe me botën, për kulturë të fuqishme kombëtare sipas shembullit evropian për arsim, i cili gjeneratat e reja i përgatit për të tanishme më të mirë dhe për të ardhme më të mirë”,tha Zaev duke theksuar se ai vetë, si Kryetar i Qeverisë, do ta avancojë strukturën e kabinetit të tij, me qëllim që të jetë edhe më i hapur dhe të sigurojë komunikim të vazhdueshëm dypalësh me të gjithë qytetarët dhe bashkësitë të cilëve iu nevojitet ndihmë nga ai dhe shërbimet e tij.
“Kjo Qeveri është e vogël, por secili prej nesh do të përkushtohet në punë të suksesshme dhe efikase: Përballjen me pandeminë botërore me virusin korona dhe tejkalimin e krizës shëndetësore-ekonomike, do të japë energji të re në krijimin e rritjes ekonomike më dinamike, zhvillim të qëndrueshëm, institucione të fuqishme të cilat respektojnë rend dhe sundim të ligjit, do të sigurojë kushte për arsim më modern, evropian, do të mbetet anëtare aktive në NATO dhe me vullnet të fuqishëm do të vazhdojë në përpjekjet për fillim të suksesshëm dhe përfundim të bisedimeve pas kapitujve për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, theksoi Zaev.
Ai gjithashtu porositi të gjithë ministrat dhe ministret që ta respektojnë Kodin e Sjelljes Etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë dhe përhapni vlerat etike dhe të bëjnë përpjekje maksimale, që npë fund të mandatit katërvjeçar, si rezultat i ndryshimeve pozitive të cilat do t’i bëjnë, Maqedonia e Veriut të jetë vend në të cilin qytetarët dëshirojnë të jetojnë dhe të kontribuojnë për avancimin e tyre të vazhdueshëm.