Bllagoj Boçvarski

Bllagoj Boçvarski u lind më 9 janar të vitit 1985 në Shtip. Arsimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në vendlindje.
Diplomoi në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Karrierën profesionale e filloi në vitin 2011 në kompaninë ndërtimore “Pellagonija – Inzhenering” – Shtip si inxhinier i diplomuar, arkitekt.
Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 është zgjedhur deputet në Kuvend. Funksionin e deputetit e ushtroi deri në zgjedhjet lokale në vitin 2017.
Nga 3 nëntori i vitit 2017 mori detyrën kryetar i Komunës së Shtipit, ndërsa më vonë si kryetar komune është zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues të BNJVL-së.
Gjatë mandatit të kryetarit të komunës është zgjedhur për bashkëkryesues i Komitetit të përbashkët konsultues të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në kuadër të BNJVL-së, është zgjedhur kryetar i Komisionit për urbanizëm.
Nga viti 2019 ushtron funksionin, kryetar për Planifikim të Rajonit Lindor.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 nga 30 gusht, ushtron funksionin ministër i Transportit dhe Lidhjeve në mandatin e dytë të Qeverisë të udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev.
Në vitin 2014 u zgjodh Kryetar i Komisionit për transport dhe lidhje i LSDM-së, ndërsa prej vitit 2017 deri më vitin 2019 ushtron funksionin nënkryetar i LSDM-së.
Angazhime të tjera më të rëndësishme profesionale: Nga viti 2018 deri më vitin 2020 merr pjesë në shtatë konferenca , si pjesë e projektit “Future of Europereload”, si kryetar komune i Komunës së Shtipit bashkë me gjashtë komuna të BE-së.
Posedon aftësi të përparuara informatike dhe në mënyrë të shkëlqyeshme i njeh programet Auto Cad dhe Archi Cad. Posedon certifikatë për përdorim të programit 3DS Max.
E flet gjuhën angleze.