“Ne ende jemi vend në tranzicion dhe vlerësohet se tek qytetarët ka rreth 1,5 miliard euro që janë jashtë rrjedhave financiare dhe qarkullimi financiar. Jemi të përgatitur të hapim debatin për atë se cilat janë kushtet më të mira dhe çka duhet të bëjmë që të nxisim që këto mjete të mëdha të transformohen në investime plotësuese për zhvillim ekonomik,” theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në emisionin “Magazina Ekonomike” në TV Alsat-M.
"Tani kemi një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për investime dhe zhvillim ekonomik për shkak të anëtarësimit tonë në NATO dhe përpara hapjes së kapitujve të anëtarësimit në BE, Brukseli na vuri në fokus me Pakon Ekonomike- Investuese të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Por, të pyesim veten nëse i përdorim të gjitha resurset? A i njohim të gjitha resurset tona? Janë shfrytëzuar maksimalisht? "Qeveria hapi një debat me Odat Ekonomike, dhe hapa një debat në një nga mbledhjet për tema të rëndësishme që duhet të bëhen të dukshme, siç është tema se si të vendosen 1.5 miliardë euro në funksion të qytetarëve," shpjegoi Kryeministri Zaev.
Zaev theksoi se ka potencial të madh për investime në tokë bujqësore, e cila kryesisht është ende në pronësi të shtetit.
“Ne kemi legalizuar një përqindje të caktuar me masat për konsolidimin e tokës bujqësore, por ka ende shumë sipërfaqe. Nëse qytetarët, ndërmarrjet bëhen pronarë, nëse e blejnë atë tokë me paratë që nuk janë në qarkullim tani, ata do të tërheqin më shumë kredi për aktivitetet e tyre investuese. Ka edhe tema të tjera. Këtu janë makinat me targa të huaja që mjetet për regjistrim i paguajnë në shtetet tjera. Pse të mos u japim atyre mundësinë të marrin targa të vendit dhe të regjistrohen tek ne? Pastaj këtu janë edhe hoteleritë . Pse pjesëmarrja e hotelerisë në prodhimin e brendshëm bruto është kaq e vogël, dhe në vendet evropiane pjesëmarrja që ndajnë është shumë më e lartë? Ta hapim këtë debat. Ta dëgjojmë shoqërinë, ti lëshojmë në qarkullim të gjitha resurset për shkak se kjo periudhë nuk përsëritet. Nga Bashkimi Evropian, rajoni fitoi 9 miliard euro dhe kjo është një mbështetje e merituar, por ta shohim se cka bëjmë në shtëpi. Si ti nxisim dhe ti shfrytëzojmë të gjitha resurset pasi kemi shumë mundësi dhe përparsi,” theksoi Kryeministri Zaev në “Magazinën Ekonomike” në Tv Alsat-M.