Masa e Qeverisë për ndalim grupimin e më shumë se katër personave në hapësirë publike ka përjashtime të vërtetuara mirë

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndaluar tubimet në grupe (grupime) prej më shumë se katër personash në hapësirë publike, gjegjësisht. parqe, zona publike ose kudo në ambient të hapur gjatë gjithë ditës, gjatë gjithë javës, e që u miratua në mbledhjen e 180-të, ka përjashtime të përcaktuara saktësisht dhe nuk që nuk ka të bëjë dhe nuk vlen:

 

  1. 1. Për prindërit me fëmijë nga e njëjta familje;
  2. Gjatë organizimit të mësimdhënies  në natyrë, si pjesë e arsimit zyrtar në institucionet arsimore dhe institucionet e kujdesit për fëmijët;
  3. Gjatë pritjes në vend të caktuar për transport të udhëtarëve;
  4. Gjatë  stërvitjeve të sporteve profesionale dhe takimeve;
  5. Gjatë organizimit dhe mbajtjes të takimeve zyrtare (takimeve, punëtorive, trajnimeve, konferencave, mbledhjeve dhe të ngjashme), të cilat janë të domosdoshme që të sigurohet punë e vazhdueshme e institucioneve, subjekteve afariste dhe organizatave tjera;
  6. Gjatë kryerjes së detyrave të punës nga punonjësit në shërbimet thelbësore të tilla si policia, ushtria, shërbimi i zjarrfikësve, siguria, shëndetësia, etj;
  7.  Për personat që gjenden duke kryer detyra pune ndërsa ofrojnë ndihmën e parë në kushte të rrezikshme për jetën;
  8. Gjatë aderimit të operatorëve ekonomik në kapacitet e tyre, hapësirave/objekteve, për shkak të marrjes së shërbimit, pritjes në rradh para operatorëve dhe të ngjashme, duke mbajtur distancën minimale të lejuar më së paku prej 1,5 deri në 2 metra gjatë marrjes së shërbimit; dhe
  9. Për kryerjen e aktiviteteve tjera të cilat janë vërtetuar dhe zbatohen me respekt të obliguar të masave kohore, masat e porositura dhe protokollet, planet dhe algoritmet (https://vlada.mk/protokoli-koronavirus) për të vepruar në përputhje me këtë Vendim.