Kryeministri Zaev pas takimit me Këshillin për Siguri: Nuk ekziston punë më e rëndësishme nga aspekti shëndetësor i krizës dhe shpallja e gjendjes së krizës do t’i mobilizojë të gjitha kapacitetet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas përfundimit të takimit me Këshillin e sigurisë, në deklaratën për media i konfirmoi angazhimet dhe përkushtimin e Qeverisë, në ballafaqimin me krizën shëndetësore shkaktuar nga COVID-19, për shkak të së cilave shpalli gjendje krize.

Siç theksoi ai, me sjelljen e gjendjes së krizës në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, merren kompetenca më të mëdha në ballafaqimin me të gjitha kapacitetet në shtet. Kriza dhe numri i të sëmurëve imponuan nevojën për menaxhim të kapaciteteve institucionale dhe njerëzore në institucionet shëndetësore, si në ato shtetërore, ashtu edhe në ato private.

 

“Konfirmoj se ka kapacitete të lira, ndërsa në mënyrë shtesë lirohen edhe të reja. Qytetarët duhet ta dinë se shteti është i përgatitur, që në kohë ti shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore që i kemi në dispozicion, siç është sjellja e gjendjes së krizës”, tha Kryeministri Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit në raport me sjelljen e orës policore dhe efektet ekonomike nga ai vendim, Kryeministri Zaev nënvizoi se ajo do të varet vetëm nga rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe nga vlerësimet e Shtabit të Krizës.

 

“Nuk ekziston punë më e rëndësishme se aspekti shëndetësor i krizës. Ora policore në këtë moment nuk propozohet sepse me siguri ekspertit nuk shohin se kjo do të jep rezultate shtesë. Sot dimë shumë më shumë për virusin korona nga ajo që dinim në fillim të muajit shkurt dhe mars. Gjendja ekonomike është stabile, muajin tetor e përfunduam me 2,5% më shumë të ardhura krahashuar me tetorin e vitit 2019. Operatorët ekonomikë punojnë, sistemi funksionon. Nuk frikohemi për pasoja ekonomike. Nëse propozohet që duhet të ketë orë policore, Qeveria do të veprojë sipas atij vendimi. Është me rëndësi të duhet se Qeveria nuk ka kalkulime për efektin mbi ekonominë. E para, shëndeti i qytetarëve është shumë më i rëndësishëm, ndërsa e dyta, edhe gjatë orës policore, kompanitë operatorët punojnë, ka protokolle për punë, që do të thotë ndikimi do të ishte i vogël mbi ekonominë”, konkludoi Kryeministri Zaev.