Ilir Hasani- zëvendës ministër i shëndetësisë

Ilir Hasani lindi më 23 maj të vitit 1977 në Kumanovë.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Në vitin 2001 ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Univerzitetit ‘’ Shën Kiril dhe Metodi ’’ në Shkup. Karrierën e tij profesionale ka filluar si mjek i përgjithshëm në një institucion shëndetësor privat. 

Nga viti 2003 punoi vullnetarisht në Klinikën për Traumatologji në Shkup, ku është aktiv I përfshirë në praktikën e përditshme.

Që nga viti 2004 është i punësuar në Klinikën për Traumatologji, ndërsa titullin për specialist në kirurgjinë e përgjitshme arriti në vitin 2008.

Në vitin 2006 zgjidhet si asistent I ri , ndërsa më 2011 si asistent.

Në vitin 2015 zgjidhet si asistent- doktor në Fakultetin e Mjekësisë në lëndën e Kirurgjisë 

Nga viti 2009 deri në vitin 2010 ka mbajtur postin e drejtorit të Klinikës për Sëmundje Ortopedike në Qendrën Klinike-Shkup. 

Në vitin 2009, ai u zgjodh për përfaqësues kombëtar i Komitetit të shoqatës mjekësore të Forcave të NATO-s.

Në qershor të vitit 2010 u emërua zëvendës kordinator i klinikave kirurgjikale me Qendrën  Emergjente, Klinikën për Anestezion, Rianimim dhe Kujdes Intensiv dhe Klinika e Sëmundjeve Ortopedike.

Nga viti 2011 deri në vitin 2017 ishte drejtues i Qendrës Emergjente Kirurgjikale, ku dha kontribut të madh në organizimin e shërbimeve emergjente,në dijagnostikën emergjente, në kujdesin emergjent të pacientëve me sëmundje akute kirurgjikale në kushte normale dhe në kushte të ndodhive masive.

Nga viti 2017 u emërua drejtor  i KU të Traumatologjisë, Sëmundjeve Ortopedike, Anestezisë,Reanimimit dhe  Kujdesit Intenziv dhe Qendrës Emergjente në Shkup, ndërsa vitin e njëjt u emërua edhe si  Këshilltar Nacional i Ministrit të Shëndetësisë.

Në vitin 2018 kreu subspecijalizimin në lëminë e traumatologjisë me cfarë mori titullin subspecijalist traumatolog. 

Studimet e doktoratures në lëmin e traumatologjise në Fakultetin e Mjekesisë në Shkup I kreu në mars të vitit 2018, ndërsa po në të njëjtin fakultet në qershor të vitit 2019 zgjidhet si bashkpunëtor shkencor.

Hasanii ka marrë pjesë në shumë kongrese, simpoziume dhe takime të tjera profesionale dhe shkencore të karakterit ndërkombëtar dhe kombëtar si ligjërues i ftuar dhe është autor dhe bashkëautor i shumë botimeve  dhe punimeve shkencore që janë shqyrtuar në revista , në kongrese dhe simpoziume.

Për herë të parë në vendin tonë ka realizuar disa metoda të reja të traumatologjisë bashkëkohore, e cila falë kësaj në Klinikën e traumatolpgjisë përdoren më në rutinë.

Në maj të vitit 2020 u zgjodh si delegat kombëtar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Shoqatën më të madhe botërore për traumatolog dhe ortoped SICOT.

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, për të cilën ka certifikatë të pranuar ndërkombëtare nga Universiteti i Kembrixhit. Është anëtar i Shoqatës Mjekësore të Maqedonisë së Veriut, anëtar i Shoqatës  Maqedonase të Ortopedëve dhe Traumatologëve, anëtar i Shoqatës Ao Alumni, anëtar i Shoqatës AO Spine, anëtar i Kryqit të Kuq  të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtar i SICOT (Société Internationale de Chirurgie Orthopédique et de  de Traumatologie).

Nga Shtator 2020, ai kryen fuksionin e Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë.