Shtet për qytetarët – investojmë në njerëzit, kujdesemi
Ndërtojmë shtet, të cilin gjeneratat e ardhshme do të jenë krenare ta quajnë shtëpi të veten.
Prioritete kyç:
3.1. Jetë dinjitoze
3.2. Policia mik dhe mbrojtës i qytetarëve
3.3. Shërbimi më afër teje
3.4. Investojmë për ambient më të mirë jetësor
3.5. Fëmijët dhe të rinjtë janë më të rëndësishëm
3.6. Kujdes për pacientët dhe spitalet bashkëkohore
Jetë dinjitoze
Qytetarët dhe kompanitë do të informohen për politikën e re të drejtë ndëshkuese, me të cilën zvogëlohen dënimet në drejtim të përshtatjes së tyre me standardin jetësor – deri në 70% më pak për qytetarët dhe deri 60% më pak për kompanitë, si dhe do të realizohen komunikime, me të cilat do të promovohet zvogëlimi i shpenzimeve përmbaruese dhe noteriale për 50% deri në 90%.
Komunikimi do të fokusohet edhe në ngritjen e vetëdijes dhe të informimit të grupeve të lëndueshme për shfrytëzim të ndihmës juridike falas me qëllim të mbrojtjes më të madhe të të drejtave të grupeve të lëndueshme. Përveç kësaj, do të realizohet fushatë për informim të kategorive të lëndueshme dhe të kompanive për ndryshimin e tarifës së përmbarimit dhe të tarifave noteriale me qëllim të njohjes së tyre me të drejtat e tyre dhe mbrojtjes së dinjitetit, përmes përshtatjes së dënimeve sipas standardit jetësor.
Policia mik dhe mbrojtës i qytetarëve
Përmes fushatave publike, do t’i informojmë qytetarët për vendosjen e policëve - vrojtues në lagje, me të cilët rritet siguria dhe besimi midis qytetarëve dhe policisë.
Shërbimi më afër teje
Institucionet punojnë në mënyrë intensive që t'u sigurojnë qytetarëve më pak kohë të kaluar në sportel, shërbim të shpejtë dhe të digjitalizuar të qasshëm në çdo shtëpi, dhe besim të shtuar ndaj shërbimeve shtetërore.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i informojë qytetarët për hapje të qendrave “Një Pikë për Shërbime”, për afatet e shkurtuara për dhënie të dokumenteve me dërgim deri në shtëpi dhe për aplikim të një pikë për kontroll të kufijve, me çka do të sigurohet zvogëlimi i kohëzgjatjes në të cilën qytetarë te marrin shërbimin.
Do të zhvillojmë një fushatë edukative për qytetarët dhe pjesëmarrësit e trafikut, në të cilën do t'i informojmë për shërbimet elektronike dhe digjitale që mund të merren nga institucionet.
Opinioni do të informohet edhe për ndërtimin e rrugëve të reja si dhe për rikonstruktimin e rrjetit ekzistues rrugor në vend, me qëllim që qytetarët, komunat dhe ekonomia të kenë lidhshmëri më të mirë, komunikim më të lehtë, transport të shpejtë dhe të sigurt të mallrave dhe të shërbimeve. Do t’i informojmë qytetarët dhe ekonominë për ndërtim të hekurudhave të reja, përmes të cilave lidhemi me fqinjët në mënyrë hekurudhore, qytetarëve u mundësojmë drejtime të reja, ndërsa kompanive konkurrencë më të madhe dhe pushtim të tregjeve të reja.
Në mënyrë të vazhdueshme do të informojmë popullatën lokale për ndërtim të stacioneve të pastrimit dhe trajtimin e ujërave mbetëse, me të cilat sigurohen lumenj të pastër, mbrojtje e
truallit dhe mbrojtje e ujërave nëntokësore/bunarëve, si dhe higjienë urbane, por edhe për ndërtim të deponive rajonale, të cilat do ta rrisin cilësinë e jetës, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve.
Do t’i informojmë qytetarët nga mjediset rurale për mundësinë për shërbim shëndetësor dhe përkujdesje në shtëpi nga shërbimet patronazhe. Do të realizohet edhe fushatë informative për
pacientët dhe mjekët për reformat dhe mundësitë gjatë fuqizimit dhe zgjerimit të mbrojtjes primare shëndetësore, me qëllim të sigurimit të më tepër shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Investojmë në ambient më të mirë jetësor
Do t’i motivojmë dhe mobilizojmë qytetarët, organizatat civile dhe institucionet për t’u siguruar aksion i bashkuar për realizim të Planit për Ajër të Pastër. Do ta informojmë opinionin për sërën e masave për mbrojtje të pasurisë natyrore dhe biodiversitetit, duke siguruar ambient të shëndetshëm jetësor dhe zhvillim të tij të qëndrueshëm për qytetarët.
Fëmijët dhe të rinjtë janë më të rëndësishëm
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i informojë qytetarët për investimet në mbrojtjen e fëmijëve, në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë dhe shëndetësi, me qëllim të mundësimit të zhvillimit të hershëm të fëmijëve dhe kapitalit cilësor njerëzor. Do t’i promovojmë avantazhet dhe mundësitë për strehim të fëmijëve pa prindër me qëllim që të sigurohen familje për përkujdesje dhe shtëpi të ngrohta për sa më shumë fëmijë që është e mundur. Qytetarët do të informohen edhe për politikat sociale, me të cilat zgjerohet e drejta për shfrytëzim të shtesës për fëmijë dhe arsimore për mbi 70.000 fëmijë, që synon nxjerrjen e tyre mbi linjën e varfërisë dhe përfshirjen në procesin arsimor.
Qeveria do t’i informojë nxënësit dhe prindërit e tyre për përdorimin e metodave të reja digjitale të mësimit dhe për fitimin e shkathtësive në sistemin arsimor, për modernizimin e shkollimit
të mesëm profesional dhe kontrollin e cilësisë në arsimin e lartë.
Qeveria do ta promovojë Kartelën Rinore Evropiane në Maqedoninë e Veriut, me të cilën të rinjtë do të mund të fitojnë mijëra shërbime nga kompani dhe institucione të ndryshme në vend
dhe në Evropë me çmime preferenciale dhe më të ulëta si dhe me çmime solidare.
Qeveria do t’i informojë mjekët e rinj të ardhshëm dhe personelin aktual mjekësor për investimet në kuadrin mjekësor të vendit, rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve për punë me qëllim që punëtorët e rinj shëndetësor të mbeten këtu dhe të sigurojnë mbrojtje shëndetësore për qytetarët.
Kujdes për pacientët dhe spitalet bashkëkohore
Do të vazhdojmë me zbatimin e komunikimit për imunizim dhe për bazën e zgjeruar të barërave për sëmundje të rralla, për ta ngritur imunitetin kolektiv dhe për të siguruar terapi në kohë për ata që kanë nevojë për atë.
Qeveria do t’i informojë qytetarët për përgatitjet dhe fillimin e ndërtimit të qendrës së re klinike, si dhe për ndërtimet në vazhdim, rikonstruktimet dhe pajimet e enteve bashkëkohore shëndetësore.
Qeveria do t’ua afrojë qytetarëve përfitimet nga ligji i ri për ndërprerje të shtatzënisë.